Nje ndeshje e Forte: Te Shtunen 3 dhjetor 2011, Skrapari pret Kukesin Te dyja duan fitoren **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nje ndeshje e Forte: Te Shtunen 3 dhjetor 2011, Skrapari pret Kukesin Te dyja duan fitoren

Fatjon Kaloci
30.11.11
Nje barazim do ti kenaqte te dyja ekipet. Por do te presim se cfare do te ofroje e shtuna 3 dhjetor ndersa do te luhet java e 12te e Kategorise se Pare. Kukesi eshte nje nder ekipet me performance mjaft te mire deri me tani. Nje fitore do ti sherbente si plus per kalimin ne SuperLige sezonin e ardhshem ndersa Skrapari pas shuplakes tronditese ne Velipoje ku u mund 4-0 nga Ada kerkon te fitoj per te siguruar vijimsine ne Kategorine e Pare per Sezonin e Ardhshem. Ne Klasifikim Kukesi renditet i 3ti me 22 pike ndersa Skrapari i 12ti me 13 pike pas se 11tes jave. Ne Vigjilje te takimit te fundjaves, qe do te luhet ne Corovode Drejtori Teknik i Kukesit, z.S.Balla eshte shprehur:
"Kemi 3 fitore radhazi dhe nuk do të ndalemi edhe në javët në vijim. Pavarësisht se kemi ndeshje të vështira, kualitetet e Kukësit kanë treguar se mund të zgjidhin çdo situatë.
Synojmë pikët e plota edhe në fushën e Skraparit, edhe pse e kemi të qartë se nuk do ta kemi aspak të lehtë. Besoj se do të jetë një ndeshje “fair-play”, nisur edhe nga marrëdhëniet e mira që ne kemi pasur me kundërshtarin e radhës. Shpresojmë shumë që të na mirëpresin dhe në fushë le të fitojë më i miri.
U bëj thirrje tifozëve që të na mbështesin në këtë transfertë, jo vetëm se është nga më të vështirat, por sepse nga ajo varet kalimi ynë në kategorinë e më të mirëve. Me mbështetjen e tyre, jam i bindur se Kukësi do të japë më të mirën.”
Ndersa deklaraten e pare per mediat sportive per Skraparin e ka dhene mbrojtesi Hekuran Koreshi i cili per nje te perditshme sportive tha:
"Na impresionon vetëm fakti, se do të luajmë përballë një skuadre, që ka elementë cilësor, gjë që reflekton edhe tek rezultatet që ka arritur. Shpresoj se përballë tyre do të tregojmë në nivelin tonë dhe kjo nuk është vtëm dëshirë, por në të njëjtën kohë kemi shumë nevojë për një fitore, për vetë pozitat ku ndodhemi, në tabelën e klasifikimit".
Corovoda On Line