Nxenesit e 9 vjecareve ne Corovode: Aktivitete ne kuader te festave te Nentorit ne kete fundjave -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Nxenesit e 9 vjecareve ne Corovode: Aktivitete ne kuader te festave te Nentorit ne kete fundjave

Fatjon Kaloci
23.11.11
Nxenesit e shkollave 9 vjecare ne Corovode nisur nga e enjtja 24 dhe e premtja 25 nentor 2011 krahes procesit mesimor do te percjellin me emocione dhe nje seri aktivitetesh ne promemorie te Festave te 28 dhe 29 Nentorit. Qe me heret atmosfera prag festash u duk ne Corovode ndersa ne shume tema flamuri kuq e zi, shqiponja apo simbolika te tjera kombetare zune vend ne ore mesimore te ndryshme. Nen perkujdesjen e disa mesuesve kujdestare gjate dy diteve ne vijim priten aktivitete kulturore ne te dyja shkollat 9 vjecare ne Corovode. Per shkak te eventeve te pritshme procesi mesimor mund te zhvillohet me orar te reduktuar ne shkollat respektive "Zylyftar Veleshnja " dhe "Kahreman Ylli". Edhe perse jo nje vit jubile ky i sivjetmi perkon me 99 vjet Pavaresi dhe 67 vjetorin e Clirimit te Vendit. Aktivitete do te zhvillohen edhe nga Organizma te tjere lokale gjate festave. Me heret ne nje njoftim bere ne fillim jave per Corovoda On Line u mesua se Organizata e Familjeve te Deshmoreve si dhe Komiteti i Veteraneve te Skraparit ne oren 15:00 dt 28/11/2011 do te mbajne nje takim ku do te flitet per Pavaresine dhe Clirimin e Vendit. Nje dite me pas ne oren 10:00 dt 29/11/2011  do te zhvillohen edhe Homazhet e Rastit ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut.
Atmosfera festive do te ndihet edhe ne disa prej segmenteve me kryesore te qytetit.
Corovoda On Line