Koordinata X: Skrapari i Vitit 1431 Ja Informacionet e Rralla të Pas Pushtimit Osman në Zonën e Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Skrapari i Vitit 1431 Ja Informacionet e Rralla të Pas Pushtimit Osman në Zonën e Skraparit

Fatjon Kaloci
30.11.11
Rreth 600 vite më parë, si në gjithë trojet shqipëtare edhe Krahina e Skraparit dhe e Tomorricës nuk kishin një administrim dhe organizim të mirëfilltë shtetëror. Corovoda Online ndalet në vitin e largë 1431. Administrimi i këtyre zonave në ato kohë ka qënë kryesisht i bazuar në fise, dyer (në kontekstin aktual familje) dhe oxhaqe e fshatra si edhe katunde për të kaluar më tej në krahina ( të cilat asokohe nahije) . Pushtuesit Osman për interesat e tyre zaptuese pushtuan edhe këto dy krahina të Shqipërisë së rreth viteve 1415. Menjëherë pas pushtimit nisën për llogari të Portës së Lartë Turke të bënin rregjistrimin e tokave, llogaritjen e të ardhurave mesatare vjetore të çdo fshati dhe pas kësaj shkruajtën për secilin fshat sesa burra kishte fshati si dhe sa krahë pune (persona të aftë kuptuar nga në këtë kontekst nga Corovoda Online) në mënyrë të tillë që turqit të nxirrnin një rezultat të mundshëm me qëllimin për t'i mobilizuar më vonë në ushtrinë osmane si asqerë. Në dokumentin e rrallë të bashkëngjitur Corovoda Online ju kujton se emrat e fshatrave të cituara në dokument, jo të gjithë përkojnë me ndarjen administrative aktuale por duhet thënë se mbi 70% e tyre ( që janë aktualisht ) kanë ekzistuar me këto terma që në atë kohë. Banorët e Skraparit e të Tomorricës së 1431 në atë kohë besonin në religjionin ortodoks, të lënë prej Bizantit dhe më herët, prej pushtuesve sllavë, dukuri që do të evidentohet edhe një shekull më vonë. Lidhur me barazvlefshmërinë krahasuese të monedhës osmane të asaj periudhe historike, të emërtuar ndryshe si akçe, me lekun tonë të sotëm, sipas disa specialistëve të kësaj fushe, përqasje më të madhe ka që të jetë 600 akçe baras me 1000 lekë. Termi grua e ve, vejushe, përdoret për gjininë femërore banore e zonës që nuk kanë patur burra, thënë ndryshe këto shtëpi që nuk llogariteshin për ushtarë të mundshëm për Osmanët.
Ja të dhënat që dolën nga rregjistrimi i 1431 për zonën tonë ritheksoj se në atë kohë kishim dy kaza: Atë të Skraparit dhe atë të Tomorricës.

SKRAPARI
Fshati Monastiri Ayo ~Dimitri) (MUNUSHTIR)\ Kishte një vresht rrushi, 17 shtëpi , 2 vejushe dhe 1444 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Andrashovs (VËNDRESHË \ Kishte 20 shtëpi dhe 2000 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Kurtish (Kurtez.....?) \ Kishte 13 shtëpi dhe 1185 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Verzhizh (VËRZHEZHË)\ Kishte 44 shtëpi dhe 3352 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Molis (MOLLAS) \ Kishte 7 shtëpi dhe 485 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Radishe (RADËSH) \ Kishte një vresht rrushi , 32 shtëpi , 2 vejusha dhe 2654 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Vishaste (VËSESHTË) \ Kishte një vresht rrushi, 13 shtëpi , 2 vejusha dhe 1327 akçe si të ardhura vjetore
Fshati Vlushë \ Kishte 20 shtëpi dhe 1593 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Turbohovë \ Kishte një vresht rrushi, 11 shtëpi dhe 816 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Kapinovë \ Kishte 23 shtëpi , 1 vejushe dhe 1830 akçe si te ardhura vjetore.
Fshati Ishkifti (QAFË) \ Kishte 10 shtëpi , 1 vejushë dhe 772 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Çepane (ÇEPAN) \ Kishte 42 shtëpi, 2 vejushe dhe 3594 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Zaberzhdani (ZABËRZAN) \ Kishte 17 shtëpi dhe 1610 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Peskopije \(?..............?) Kishte 6 shtëpi dhe 498 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Duljani (?...........?)\ Në regjistra nuk ekzistonte, kishte 8 shtëpi dhe 966 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Kucovë \Në regjistra nuk ekzistonte, por në kohën e të ndjerit sulltanit të mëparshëm Iljas, quhej një vend i tillë. Kishte 29 shtëpi, 2 vejusha dhe 1562 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Ishtepaz (QESHIBES) \ Në regjistra nuk ekzistonte, por subashët e mëparshëm e quanin si vend, kishte 20 shtëpi , 2 vejusha dhe 1330 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Seljani (SELAN)\ Në regjistra nuk ekzistonte, kishte qenë gërmadhë, por më mbrapa qe rilulëzuar. Kishte 18 shtëpi , 2 vejusha dhe 1470 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Doruze (DHORES....?)\ Në regjistra nuk ekzistonte , kishte 3 shtëpi , 1 vejushe dhe 225 akçe si të ardhura vjetore.
Kisha e Aya ~ Nikolles (Nikollarë…?) \ Në realitet kishte qenë fshat, por me mbrapa kishte ngelur vetëm kisha.
Fshati Rogov (ROK) \ Kishte një mulli me ujë, 47 shtëpi , 2 vejusha dhe 3550 akçe të ardhura vjetore.
Fshati Obranishte (?......Orgockë)\, kishte 50 shtëpi, 3 vejusha , 1 mulli me ujë dhe 2982 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Ilijani \ (?......Ilias), kishte 23 shtëpi , 2 vejusha dhe 2101 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Licolijani(?.......?) \ Kishte 5 shtëpi (?)
Fshati Kakaruk (KAKRUK)\ Kishte 18 shtëpi dhe 1409 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Pirsak (BËRSAKË) \ Kishte 23 shtëpi dhe 1612 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Panarit (?........?) \ I binin për pjesë 30 shtëpi .
Fshati Setnice (SITICË)\ Kishte një vresht rrushi, 3 shtëpi dhe 322 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Boleni (POLENË)\ Kishte 3 shtëpi dhe 343 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Kalojans (KALANJAS)\ Kishte 6 shtëpi dhe 495 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Vishan (?.mendohet VISHANJ.?)/ Kishte 4 shtëpi.
Fshati Konice (?.............?) \ Kishte për pjesë 3 shtëpi dhe 205 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Bulzincke (BLEZËNCKË) \ Kishte 4 shtëpi dhe 329 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Doruze (Dorës) \ Kishte një vresht rrushi , 3 shtëpi 1 vejushe dhe 392 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Hursuri (KERCURI.....?)\ Kishte 15 shtëpi dhe 1005 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Lapan \ Kishte 23 shtëpi , 2 vejusha dhe 2101 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Leshne (LESHNJE) \ Kishte 2 shtëpi dhe 197 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati i Gremanit (GERMENJ) \ Kishte 6 shtëpi , 1 vejushe dhe 455 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Muzhakë \ Kishte 8 shtëpi si dhe 523 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Dobrushë \ Kishte 24 shtëpi dhe 1772 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Moline (MALIND) \ Kishte 36 shtëpi, 4 vejusha dhe 2012 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Istrevani (SEVRANI) \ Kishte një vresht rrushi, 24 shtëpi, 3 vejusha dhe 1310 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Ivranishte (...........?)\ Kishte 50 shtëpi, 3 vejusha dhe 2982 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Kajcë \ Kishte 10 shtëpi dhe 755 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Nikolini (Nikollara.... ?) \ Kishte 4 shtëpi.
Fshati Kostincko (GOSTENCKË) \ Kishte 12 shtëpi dhe 755 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Prishtë \ Kishte 13 shtëpi dhe 885 akçe si të ardhura vjetore.

TOMORINCË (TOMORRICË)
Fshati Kolkovice (GJOKOVICË) \, konsiderohej si zone e Tomoricës , kishte 18 shtëpi , 1 vejushe dhe 1454 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Mirlovë (MËLOVË) \ Konsiderohej si zonë e Tomorricës, kishte 23 shtëpi , 1 vejushe dhe 1202 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Filok (FLOQ) \ Konsiderohej si zonë e Tomorricës, kishte 9 shtëpi , 1 vejushe dhe 784 akçe si të ardhura vjetore.
Fshati Rahove (REHOVË) \ Konsiderohej si zonë e Tomoricës , kishte 6 shtëpi dhe 394 akçe si të ardhura vjetore .
Fshati Treblë (TREBËL) kishte 40 shtëpi dhe 1330 akçe të ardhura vjetore
Fshati Zerniski (?.........?) kishte 7 shtëpi dhe 420 akçe të ardhura vjetore
Fshati Armeni (Ermenji) kishte 19 shtëpi, dy gra të veja dhe 9120 akçe të ardhura vjetore
Fshati Velokesh (?..........?) kishte 25 shtëpi, tri gra të veja dhe 708 akçe të ardhura vjetore
Fshati Vicani (VISHANJ) kishte 14 shtëpi, dy gra të ve dhe 326 akçe të ardhura vjetore
Fshati Kirava (GREVA) kishte 59 shtëpi, një grua të ve dhe 3410 akçe të ardhura vjetore
Fshati Romas (RROMAS) kishte 26 shtëpi, dhe 1450 akçe të ardhura vjetore
Fshati Gerbes (GJERBËS) kishte 27 shtëpi, dy gra të veja dhe 1428 akçe të ardhura vjetore
Fshati Jalojine (ZALOSHNJE) kishte 3 shtëpi, dhe 175 akçe të ardhura vjetore
Fshati Kradic (GRADEC) kishte 30 shtëpi, pesë gra të veja dhe 1564 akçe të ardhura vjetore
Fshati Tunçkos (DUNCKË) kishte 17 shtëpi, dhe 713 akçe të ardhura vjetore
Fshati Frate (BRATILË) kishte 12 shtëpi, një grua të ve dhe 1151 akçe të ardhura vjetore
Fshati Novaniy (?mendohet NOVAJ?) kishte 6 shtëpi, dhe 289 akçe të ardhura vjetore
Fshati Busran (BROSHKË?!) kishte 2 shtëpi, dhe 100 akçe të ardhura vjetore
Fshati Popovishte (POSNOVISHT!?) kishte 20 shtëpi, dhe 1234 akçe të ardhura vjetore
Fshati Çirtota (ÇOROTAT) kishte 60 shtëpi, dhe 2825 akçe të ardhura vjetore
Fshati Çirnice (ÇERRICË) kishte 33 shtëpi, tri gra të veja dhe 1310 akçe të ardhura vjetore
Fshati Tirnova (TËRNOVA) kishte 17 shtëpi, dhe 1003 akçe të ardhura vjetore
Fshati Kerpice (KËRPICË) kishte 18 shtëpi, tri gra të vej dhe 918 akçe të ardhura vjetore
Fshati Barc (BARÇI) kishte 43 shtëpi, një grua të ve dhe 2547 akçe të ardhura vjetore
Fshati Istrakovice ( DRASHOVICË?!) kishte 23 shtëpi, një grua të ve dhe 12518 akçe të ardhura vjetore
Fshati Dobratini (DOBRENJ) kishte 22 shtëpi, dhe 1074 akçe të ardhura vjetore
Fshati Gazan (GRAZHDAN) kishte 12 shtëpi, dhe 680 akçe të ardhura vjetore
Fshati Kruzezi (GURAZEZ) kishte 9 shtëpi, dhe 485 akçe të ardhura vjetore
Fshati Burani (BURRANJ) kishte 9 shtëpi, dhe 497 akçe të ardhura vjetore
Fshati Leshkove ( LESKOVË) kishte 19 shtëpi, dhe 1050 akçe të ardhura vjetore
Fshati Japova (ZHEPË) kishte 9 shtëpi, një grua të ve dhe 755 akçe të ardhura vjetore
Corovoda OnLine / Të drejta publikimi nga Dielli i Tomorrit / 2011 ©Fatjon Kaloci - Update: Informacioni rezulton i pasqyruar më herët nga Viktor Bakillari