Sopranoja me origjine nga Skrapari Traviata Ermonela Jaho te shtunen ne suksesin e Radhes ne Stokholm -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Sopranoja me origjine nga Skrapari Traviata Ermonela Jaho te shtunen ne suksesin e Radhes ne Stokholm

Fatjon Kaloci
18.11.11
Sopranoja me origjine nga Skrapari Ermonela Jaho nje nder zerat e fuqishem perfaqesues te denje te zerave Operistike te Shqiperise ne arenen nderkombetare, neser e shtune 19 nentor 2011 do te performoje "La Traviata" ne Royal Opera House, ne Stokholm. Do te jene 6 debutime te saj ne kete skene duke nisur nga neser ku do te jete performanca e pare e Traviates, ndersa shfaqjet e tjera jane per datat 24 dhe 27 nentor 2011 si dhe 9, 12 dhe 19 dhjetor 2011. Ne nje komunikim qe kemi patur me artisten boterore ne 24 qershor 2011 Ermonela na shkruante (version i shkurtuar): Une e dua kete profesion qe bej dhe e shijoj cdo moment...
Te vjen keq qe te rrespekton me shume bota por historia e shume artisteve kjo ka qene....asnje nuk eshte profet ne vendin e vet...
Une e bej me shume pasion dhe dashuri kete zanat dhe ne cdo vendi te botes qe shkoje kerkoj te beje te ditur ate temperament dhe ate gje te bukur qe kemi ne si shqiptare dhe kjo per mua eshte detyra e nje artisti....Pastaj nuk ka rendesi cfare ben vendi yt per ty( edhe pse vendi im nuk jane lobet e disa njerezve aty!!!!)...por cfare ben ti per vendin....dhe une e kam per nder te prezantohem dhe te jap nje ndjenje te sinqerte dhe te bukur te vendit tim nepermjet personalitetit tim artistik...Pastaj kam edhe gjak Skrapalleshe :)
Ermonela
. 24 qershor 2011 Mesazh dedikuar Corovoda On Line.
Nga zemra e Shqiperise, Drejt e ne zemren tuaj. Ky eshte Blogu: Corovoda On Line
Imazhi bashkengjitur marre nga operan.se