Tre Presidentet e Shqiperise Viziten e Pare Jashte Tiranes e kane Kryer ne Corovode **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Tre Presidentet e Shqiperise Viziten e Pare Jashte Tiranes e kane Kryer ne Corovode

Fatjon Kaloci
30.11.11
Nje tjeter element pikant te informacionit lokal ju ofron ne kete link Corovoda On Line. Megjithëse janë zgjedhur në mënyra të ndryshme, i pari nga e majta, i dyti konsensual dhe i treti nga e djathta, tre presidentët e fundit të vendit kanë diçka që i bashkon. Rexhep Mediani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, në bllokun e protokolleve presidenciale si të parën vizitë zyrtare jashte Tirane shënojnë qytetin e Skraparit. Data 5 shtator, që është dhe festa e çlirimit të rrethit të Skraparit në 15 vitet e fundit ka pasur të ftuar në çdo jubile presidentin e sapo zgjedhur të vendit. Të thuash rastësi është pak. Por ja që çuditërisht fjalimet e para në popull të tre presidentëve shqiptarë janë mbajtur në qytetin e Çorovodës. Mbase ka ndikuar dhe fakti që qyteti u çlirua 2 vite para se të çlirohej gjithë vendi. Rexhep Meidani, presidenti që i duhej të bashkonte shqiptarët pas 1997-ës, fjalimin e “vëllazërimit” e mbajti pikërisht në qytetin jugor, në 5 shtatorin e vitit 1997. Veç ceremonisë përkujtimore, Meidanit ju desh të jepte dhe mesazhin e paqes mes politikës.
Në të njëjtën linjë ka qenë pasardhësi i tij, Alfred Moisiu. I zgjedhur nga një kompromis i rrallë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, Moisiu, ndër provat e para kish dhe vlerësimin për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në këtë mënyrë i duket se i dha fund një debati të hapur atëherë në lidhje me qëndrimin e kreut të shtetit për Luftën e Dytë Botërore.
Dhe rregulli i dy paraardhësve nuk mund të prishej. Presidenti Topi ka bërë të njëjtën gjë si Mediani dhe Moisiu. Mëngjesi i 5 shtatorit e ka gjetur në qytetin e Çorovodës për të vendosur kurorat luleve në varrezat e dëshmorëve të Skraparit. Ndërsa në fjalimin e tij, Topi do të vlerësonte dhe një herë historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, traditat.
Rituali i vizitës së parë presidenciale, them se është një mençuri, jo një rastësi. Kjo për faktin e thjeshtë se vlerat e kësaj krahine janë të mëdha. Skrapari, njerëzit e tij mikpritës u japin dorë udhëheqësve të shtetit shqiptar të riafirmojnë traditat dhe të japin mesazhe bashkëpunimi për të ardhmen.


Rexhep Meidani
U zgjodh President më 24 korrik të vitit 1997. Takimet e para zyrtare i bëri me përfaqësuesit e politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare në vend. Ndërsa vizitën e parë si President i vendit jashtë Tiranës e ka bërë në qytetin e Çorovodës me rastin e festës së Çlirimit.
Alfred Moisiu
U zgjodh President i Republikës më 24 korrik 2002. Ashtu si paraardhësi i tij, Meidani, edhe Moisiu vizitën e parë protokollare e ka bërë në qytetin e Çorovodës në Skrapar, në përkujtim të festës së çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazifashistë.
Bamir Topi
Ka prishur paksa rregullin e zgjedhjes, por jo atë të vizitës ceremoniale. Bamir Topi u zgjodh President më 20 korrik të vitit 2007. Ndërsa vizitën e parë zyrtare në një ceremoni përkujtimore e ka bërë dhe ai si paraardhësit e tij në qytetin e Çorovodës.
Corovoda On Line