Turmat : BUFFONE - IK HAJDUT Va fa n'culo Dorehiqet Doreshpuari: Iken Silvio Berlusconi nga Kreu i Qeverise ne Itali -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Turmat : BUFFONE - IK HAJDUT Va fa n'culo Dorehiqet Doreshpuari: Iken Silvio Berlusconi nga Kreu i Qeverise ne Itali

Fatjon Kaloci
12.11.11
Kreu i qeverise italiane Silvio Berlusconi hyri ne oren 21:00 per te dhene doreheqjen ne Quirinale. Qindra forca policore perpara pallatit Chiggi dhe Quirinale ndersa qindra protestues shanin Berlusconin. Ky i fundit ashtu sikunder pritej pas votimit ne senat me 380 vota pro paketes se reformave, Silvio Berlusconi dha zyrtarisht pak minuta me pare doreheqjen ndersa ora lokale ne keto caste shenon 21:30 . Por nje marreveshje vonoi doreheqjen e deklaruar me pare se do te behej ne 20:30 pasi sipas raporteve zevendes kryministeri i qeverise se re eshte kerkuar me kulm qe ne kete post te vendoset Gianni Letta ne menyre qe qeveria e re e Mario Monti te funksionoj. Madje Berlusconi ka kerkuar qe ne rast te zgjedhjeve te tjera Mario Monti te mos rikandidoj per zgjedhje te ardhshme. Keto kerkesa ultimative jane konsideruar te rrezikshme por gjithesesi do te pritet se si do te reagohet. Ndonse nje lajm nga agjensia e lajmit Dire ka cituar se Gianni Letta ka thene se nuk do te jete ne qeveri sipas gjasave. Pak minuta me pare turma te medhaja njerezish perpara pallatit Chiggi therrisnin: Buffone.... Ai hyri ne Quirinale ne 20:58 pas mbledhjes ne PDL ndersa thirrjet e turmes kur kaloi makina e Berlusconit bucisnin Buffone Buffone... Va fa n'culo ...Vattene, vattene Ladro! Vai a casa! Madje keto ore te mbremjes ne shesh protestues kendonin kengen Halleluja! per ikjen e Brelusconit Ndersa disa simpatizante te partise se tij u bashkuan me turmat duke valvitur flamujt e Forza Nuova dhe therritur kunder tij dhe ministrit te ekonomise si dhe kunder Umbertto Bossi liderit te Lega Nord. Me heret rreth ores 19:50 te kesaj te shtune 12 nentor 2011 permes nje deklarate per shtyp te shperndare nga Keshilli i Ministrave Italiane ne Pallatin Chiggi falenderoi te gjithe koleget per punen e bere deri me tani. Me se shumti ai falenderoi nen sekretarin Gianni Letta.  Keshtu perfundoi era e Berlusconit por levizjet e ardhshme politike te tij ende priten me kureshtje pasi ne nje deklarate per shtyp PDL te shperndare pak pas 21:26 citoi disa te dhena qe te bejne te kuptosh se sipas tyre qeveria Monti do te jete afatshkurter sipas tyre, ndersa kane treguar gatishmeri per te bashkepunuar sipas kushteve te tyre. Berlusconi serisht ka cituar ne mbledhje se "Ne ja heqim spinen kur te duam Monti" duke aluduar keshtu permbushjen e kushteve ne te kundert zgjedhje te parakohshme.
Corovoda On Line