Brata: Falje Tifozeve! Pas Humbjes se radhes me Kukesin, Skrapari ben Mea Culpa **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Brata: Falje Tifozeve! Pas Humbjes se radhes me Kukesin, Skrapari ben Mea Culpa

Fatjon Kaloci
7.12.11
Ka qene kapiteni i ekipit te Skraparit i cili u eshte drejtuar me nje falje tifozerise vendase:
"Fillimisht, si kapiten i skuadrës së Skraparit, dua t’i kërkojm falje sportdashësve tanë të zjarrtë, përsa i përket humbjes së papritur ndaj Kukësit në shtëpi, pasi kjo na rëndon të gjithëve. Unë mund të them me shumë bindje, se kjo humbje nuk do të na rrezikoj aspak në arrtijen e objektivit tonë. Pavarsisht nga përballja e vështirë këtë javë, ndaj Mamurrasit, përsëri e them me bindje, madje në emër të skuadrës, që do të përpiqemi që të bëjmë surprizën në këtë transfertë. Por, pavarësisht rezultatit të këtij takimi, përsëri ne do të dimë të administrojmë takimet e mbetura dhe të eleminojmë rrezikun e fundit të tabelës" - tha keshtu Kapiteni i Skraparit Durim Brata per te perditshmen sportive Sport Ekspres.
Pas Humbjesse thelle me Ada ekipi i Velipojes ne javen e 11te Skrapari u mund serisht kete te diele qe lame pas 4 dhjetor 2011 nga ish-perparimtaret e Kukesit. Nje dite me pare ne te njejten media sportive nen titullin "Skrapari tani rrezikon" mesfushori Bejleri nder te tjera tha: "...se po qe se na ndodhin më humbje si kjo me Kukësin, atëherë nuk do të jetë çudi që të rrezikojmë shumë në fund të tabelës" Kete te shtune 10 dhjetor 2011 Skrapari do te luaj kunder Mamurrasit jashte fushes vendase te Corovodes ku miti i fitoreve brenda fushe sikur u rrezua.
Corovoda On Line