Cudia: Corovode: Disa te punesuar prej vitesh kujtohen qe s'kane bere arsim te larte **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Cudia: Corovode: Disa te punesuar prej vitesh kujtohen qe s'kane bere arsim te larte

Fatjon Kaloci
22.12.11
Eshte e cuditshme ne fakt, dhe kjo mund te perbej nje ilaritet, por shume punonjes te adminstratave te ndryshme ne Corovode, qe prej vitesh te pakten nga komuniteti jane njohur "si me arsim te larte" rezultojne me se fundmi se jane ne kerkim te ketij te fundit. E pikerisht per kete, kjo eshte arsyeja qe disa punonjes disa vjecare ne institucione te ndryshme lokale ne Corovode i drejtohen nje universiteti privat rajonal ne qark per te marre diplomimin. Tarifat e ulta, afersia gjeografike jane shtysat kryesore. Por nese kjo shtyse eshte e kuptueshme per shume persona qe jane kualifikuar me pare me arsimin e larte dhe qe ndjekin hapat te tjera per nje karriere profesionale, si fakultet te dyte apo mastera nen syrin lokal vemendja bie mbi disa prej tyre qe kane operuar prej vitesh por qe rezultojne pa arsim te larte. E pashpjegueshme se si kane qene ne gjithe keto kohe pa kete kriter, i cili eshte nje prej kushteve thelbesore per punesimin ne administrate ndersa nga krahu tjeter shtuar edhe militantizmin politik te rinjte e Corovodes braktisin qytetin pasi gjejne dyer te mbyllura per vende pune edhe perse me diplomim te larte. Njohjet, aferat apo kritere perkatesie politike shihen si shkaktare kryesore te kesaj situate te zymte por gjithesesi duket sikur po kanalizohet ne obligimin per arsimim te larte dhe le te shpresojme se do te shkoj drejt nje pozitiveje lokale.

Corovoda On Line