Dita Boterore kunder Hiv/Aids Ne Shqiperi 478 raste **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Dita Boterore kunder Hiv/Aids Ne Shqiperi 478 raste

Fatjon Kaloci
1.12.11
Te dhenat e bera te ditura nga Instituti i Shendetit Publik cituan sot ne Diten Globale te Luftes kunder HIV/AIDS se ne Shqiperi numri i te prekurve ka shkuar ne 478 persona. Rreth 433 persona nga te prekurit nga Aids kane marre virusin permes marredhenieve seksuale. Raporti u be i ditur sot kete te enjte 1 dhjetor 2011. Vetem per 2011 jane identifikuar 65 raste. 24 persona qe mbartin virusin rezultojne te jene nen moshen 15 vjec ndersa 335 jane meshkuj ndersa 143 jane femra. ISHP tha se ne Qendren Spitalore Universitare trajtohen 161 nga te prekurit mes te cileve 14 jane femije. Ndersa vdekshmeria si pasoje e HIV / AIDS ne Shqiperi rezulton ne keto vite me 92 persona qe kane humbur jeten. Autoritetet bjene apel sot ne diten boterore te luftes kunder SIDA te nxisin ndergjegjesimin per berjen e Testeve Hiv/Aids vecanerisht per nenat shtatezane ne menyre qe te merren masat e nevojshme per te shmangur lindjen e femijeve te prekur nga virusi.
Corovoda On Line
       
         
close