Skrapari: Brata dhe Koreshi: Target per Merkaton Dimerore te Tomorrit te Beratit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari: Brata dhe Koreshi: Target per Merkaton Dimerore te Tomorrit te Beratit

Fatjon Kaloci
14.12.11
Dy futbollistet e ekipit te Skraparit, Brata dhe Koreshi mesa duket jane ne fokus te ekipit te Tomorrit. Ende nuk ka asnje gje zyrtare por nje interesim mbi keta lojetare duket sikur ka lindur nga skuadra e superliges e Tomorrit. Ne te perditshmen Sportive Shqiptare Sport Ekspres, dy futbollistet e ekipit te Skraparit ne pergjigje te interesimit lidhur me kete fakt jane prononcuar per te perditshmen sportive. Sipas gazetes :
"Të jem i sinqertë, kam dëgjuar edhe më parë për interesimin e Tomorit karshi meje, dhe nga ish-futbollistët e kësaj skuadre dhe bashkëqytetarët e mi që janë shpallur nënkampion me këtë skuadër, më kanë sugjeruar që të pranoj sa më shpejt të jetë e mundur ofertën beratase. Dua të them që më pëlqen oferta e teknikut Memushi, dhe në rastin më të parë do t’i përgjigjem testit të tij. Për mua personalisht, skuadra e Skraparit dhe tekniku Dalipi, janë një opsion që më krijon kushte ideale për të luajtur, por të them të drejtën aktivizimi në Superligë më josh jo pak. Kështu që le të pres se çfarë më ofron Skrapari fillimisht dhe pastaj të mendoj për Tomorin, dhe këtë e bëj për respekt të asaj që më kanë ofruar çorovodasit dhe tekniku Dalipi në këto dy sezone" - eshte shprehur keshtu kapiteni Durim Brata. 
Ndersa mbrojtesi Hekuran Koreshi ne deklarim po per te njejten media nder te tjera ka cituar se do te shkoja edhe me nje kembe tek Tomorri edhe sikur te rrinte ne rezervat:
"Një sezon më parë kam luajtur për një fazë tek skuadra beratase, dhe të them të drejtën kam patur kënaqësinë që të stërvitem nga stafi aktual i kësaj skuadre. Tekniku Memushi, për mua personalisht, është një nga trajnerët më metodistë të futbollit shqiptar, dhe unë kam mësuar shumë prej tij. Po kështu, jam vënë në dijeni të interesimit të teknikut beratas dhe sinqerisht që i jam shumë mirënjohës. Tek Tomori do të shkoja me një këmbë për të qenë qoftë edhe rezervë, sepse e di se sa më duan atje, si tifozeria, ashtu edhe stafi teknik" perfundoi Koreshi.
Lajmi u publikua kete te merkure 14 dhjetor 2011 ne Sport Ekspres
Corovoda On Line