Skrapari: Entuziast pas Mamurrasit te javes qe shkoi. Radhen e ka Vlora **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari: Entuziast pas Mamurrasit te javes qe shkoi. Radhen e ka Vlora

Fatjon Kaloci
22.12.11
Ndersa kete te shtune 24 dhjetor 2011 ne oren 13:00 do te luhet ne Corovode takimi Skrapari - Vlora, ky do te jete edhe takimi me i fundit i 2011. I vlefshem per Javen e 14te te Kategorise se Pare Takimi pritet me kureshtje ne Corovode. Dhe jo vetem ai por edhe Gramozi i cili do te ndeshet me Butrintin paraqet interes per vendasit e futbollit, Kjo Pasi Gramozi eshte ndjekesi me pike te barabarta me Skraparin, kur ky i fundit po perpiqet per nje performance pozitive dhe nje distance ne pike edhe me te larte me vendet e fundit te tabeles. Ne kete mes jave e perditshmja sportive Sport Ekspres citoi per kete vigjilje te prag takimit Skrapari - Vlora edhe kapitetin e Skraparit Durim Brata. Per te perditshmen sportive ai tha:
“Po përgatitemi që përballë Vlorës të arrijmë një fitore bindëse, sepse synojmë që të mbyllim fazën e parë me sukses dhe, mbi të gjitha, të kënaqim tifozerinë tonë. E respektojmë kundërshtarin, është një skuadër që kërkon vëmendje të madhe dhe do të luajmë ashtu sikundër ndaj skuadrave të njohura dhe me traditë, për të marrë me çdo kusht fitoren”.
Po keshtu kete te shtune 24, do te luhen edhe takimet e tjera te fundit per 2011 per Kategorine e Pare te cilat do te jene:

Skrapari - Vlora
Beselidhja - Mamurrasi
Luftetari - Kukesi
Lushnja - Ada
Butrinti - Gramozi
Burreli - Gramshi
Besa - Iliria
Elbasani - Himara
Corovoda On Line