Sot ne promemorie: 2 dhjetori 1945 Zgjedhjet e Para Parlamentare ne Republiken e Shqiperise se Cliruar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sot ne promemorie: 2 dhjetori 1945 Zgjedhjet e Para Parlamentare ne Republiken e Shqiperise se Cliruar

Fatjon Kaloci
2.12.11
Sot behen 66 vjet nga data kur Shqiperia do te votonte per te paren here ne kutite e votimit menjehere i vit pas clirimit te saj. Ne Corovode nje prej lagjeve ka pikerisht emertesen Lagjia "2 dhjetori" qe shume pak e dine se kjo emertese eshte e vendosur nga data kur u mbajten zgjedhjet e para parlamentare. Por ne historik ne nentor 1945, permes gazetes se asaj kohe "Bashkimi" si dhe permes Radio Tirana shqipetaret u njoftuan per fushaten elektorale qe u nis ne fillim nentor 1945 dhe qe do te kulmonte ne 2 dhjetor 1945 ku do te mbaheshin edhe zgjedhjet. Caktimi i kesaj date u pa si me i pershtatshem nga qeveria komuniste e asaj kohe, qe vinte menjehere pas mposhtjes se nazi-fashisteve  dhe fitores ndaj tyre, dhe kjo date favorizonte me shume situaten e brendshme. Skrapari ne keto zgjedhje zgjodhi deputet dhe perfaqesues te pare ne Parlamentin e Pare te Shqiperise atdhetarin Kahreman Ylli i cili do te qendronte per 6 legjislatura rresht perfaqesuesi i pare i Skraparit. Ne Corovode nje prej shkollave 9 vjecare prej vitesh mbart emrin Kahreman Ylli, ndersa nje prej 6 lagjeve qe ka Corovoda ka emrin "2 Dhjetori" ne promemorie te dates se mbajtjes se zgjedhjeve te 2 dhjetorit 1945.
Corovoda On Line