Corovode: Ne pritje ndryshime ne organiken e Pastrim Gjelberimit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Ne pritje ndryshime ne organiken e Pastrim Gjelberimit

Fatjon Kaloci
24.1.12
24.01.2012 Fillim java beri te ditur se vendori ne Corovode eshte ne pritje per disa ndryshime ne mes te punonjesve ne sektorin e Pastrim Gjelberimit. Ndryshimet e pritshme per ditet ne vijim mendohet se do te vijne si rezultat i numrit te larte te punonjsve ne kete sektor, por nuk hidhet poshte as hipoteza e nje kosto te larte financiare te vendorit per keto sherbime. Zera cituan per informacionin, por pa dhene detaje.

Sipas pritshmerise ne ditet ne vijim disa ndryshime ne punesim te disa punonjesve mund te ndodhin por kjo e mesuar jo ne rruge zyrtare. Burimi i referohet nje takimi bere kete fillim jave ku punonjsve u eshte cituar se do te kete shkurtime por nuk dihet numri i tyre. Bashkite e vogla per shkak te te ardhurave te kufizuara detyrohen shpesh here te riformatojne vetveten ne shpenzime dhe kjo ndodh ne te gjitha bashkite e vogla ne Shqiperi. Corovoda vijon te mbetet nje prej qyteteve te varfera ne Shqiperi dhe punesimi lokal me teper ekziston ne ente apo administrata shteterore apo lokale ndersa perqindja e te punesuarve ne sektorin privat me teper eshte ne formen e vetpunesimit.
Corovoda On Line