Futboll: Largohet Brata nga Skrapari Do te luaj me Ilirine. Drejtuesit: Po perpiqemi ta rikthejme -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Futboll: Largohet Brata nga Skrapari Do te luaj me Ilirine. Drejtuesit: Po perpiqemi ta rikthejme

Fatjon Kaloci
14.1.12
Kapiteni i Skraparit gjate sezonit dimeror 2011 Durim Brata eshte pare ne faze stervitore me ekipin e Ilirise se Fushe Krujes gjate ketyre diteve te Janarit 2012. Me heret ne nje rrjet social te Ekipit te Fushe Krujes ne Facebook u citua deklarata e vete Brates dhene per nje te perditshme sportive se "Kete Sezon une do te luaj me Ilirine". Nga ana tjeter ekipi i Skraparit po perpiqet per te rikthyer Braten ne ekip, ndersa ngerci me dokumentacionet e ngrira mund ta pengoj largimin e Brates, te pakten kjo ne nje hamendesim.
Me heret gjate ketij sezoni qe lame pas, Brata nuk ka nguruar te reagoj perballe disa veshtiresive te pagesave ne afat te lojtareve te Skraparit. Ende nuk dihet qarte vendimi definitiv, kur ne me pak se 1 muaj starton faza e dyte. Pas tre largimeve nga Skrapari, ku nder ta ishte Pashako, Greza ky (nese do te ndodh) do te jete i katerti largim shume i ndjeshem per Skraparin. Skuadra e Ilirise ku mendohet se do te shkoj edhe Brata nje nder golashenuesit e sezonit dimeror u rimekemb ne klasifikim gjate javeve te fundit duke kaluar Skraparin e pozicionuar ne te 13tin. Humbja me Vloren ishte sepata e pare e forte qe ra ndeshkueshem ne kete fillim vit per Skraparin
Corovoda On Line -14-janar-2012