Historia Prape Flet: 11 Janar 1946 bie perfundimisht Monarkia ne Shqiperi. 66 vjet Republike + Popullore + Socialiste+? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Historia Prape Flet: 11 Janar 1946 bie perfundimisht Monarkia ne Shqiperi. 66 vjet Republike + Popullore + Socialiste+?

Fatjon Kaloci
8.1.12
E merkura e pritshme e 11 janarit 2012 perkon me 66 vjetorin e Shpalljes se Shqiperise Republike. E sikunderse pritet ne data te tilla historike anashkalimet mbi keto data me se miri per te mos thene polemikat mes historianeve ne rastin me te keq do te duhen te sfidohen nga brezi me i vjeter te cilet ne organizatat plot pasion dhe atdhedashuri te veteraneve kujtojne keto data simbol te ecurise te shtet formimit shqiptar.
Ne Histori, pikerisht ne 11 janar 1946 Asambleja Kushtetuese e Shqiperise se Dale nga Zgjedhjet e Para qe u mbajten ne 2 dhjetor 1945, shpalli Shqiperine "Republike Popullore". Pas ketij hapi do te miratohej Kushtetuta e Republikes Popullore te Shqiperise duke i thene keshtu perfundimisht fund regjimit monarkist. Gjithcka do te vinte si pasoj e nje mocioni qe kerkuan deputetet e Vlores te zgjedhur ne 2 dhjetor 1945 ku ne mocion ne fund te tij dokumenti mbyllej me frazen: " Ne jemi te bindur se shprehim vullnetin e popullit te Vlores, i cili si gjithe populli shqiptar, nuk kurseu asnje sakrifice, per te fituar lirine dhe indipendencen, duke kerkuar nga Asambleja Kushtetuese qe Shqiperia te Proklamohet REPUBLIKE POPULLORE. Kjo kerkese mori miratimin unanim nga te gjithe deputetet e Asamblese. Ne kuader te kesaj dite edhe ne Corovode, Veteranet do te mbajne kete te merkure 11 janar 2012 nje aktivitet lidhur me kete promemorie.
Corovoda On Line 8 - janar - 2011
       
         
close