Imazhe NeoNaziste ne takimin Himara - Skrapari te 28 dhjetorit 2011 Banderola Ultranacionaliste greke **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Imazhe NeoNaziste ne takimin Himara - Skrapari te 28 dhjetorit 2011 Banderola Ultranacionaliste greke

Fatjon Kaloci
10.1.12
Imazhe te forta dhe provokative permes disa banderolave u shperndane ne nje rrjet social, qe i referohen Fushes Sportive ne Himaren e 28 Dhjetorit 2011. Ndersa u luajt takimi i futbollit Himara - Skrapari i vlefshem per javen e 15te te Kategorise se Pare, nje takim qe perfundoi me rezultatin e barabarte 0:0 disa banderola ne kangjellat rrethuese mes spektatoreve dhe fushes ku u luajt ky takim, jepnin shenime dhe simbole provokuese ndaj Shqiperise.
Corovoda On Line - Nje Foto Web Nga Blogu Himara.gr
Gjate ndeshjes Himara - Skrapari 28 dhjetor 2011
ndersa ne kuadratin gri nje shkrim i sotem 10 janar 2012 ku Shqiperia
konsiderohet "Pseudo Shqiperia"
Sikunderse imazhi tregon ne bashkengjitje ne njeren prej banderolave (ne krahun tuaj te djathte) shkruhej ne nje cope te bardhe dhe mbishkrim Freedom to Northen Epir "Liri per Epirin Verior" ndersa paralel me te dy banderola te tjera me te vogla mbanin simbolin e flamurit ushtarak grek shoqeruar nga mbishkrimi Greek Bombers "Bombarduesit Grek" ku poshte fjales Greek (ne nje logo qe duket si rrethore ishte dizenjuar edhe kryqi Qelt, nje simbol qe perdorin oganizatat neonaziste. Mbishkrimet mendohet se i referohen nje Grupi Grek Ultra Nacionalistesh Anti Shqiptare, Hrisi Avgji-a. Ne banderolen ne mes tyre, ne nje format me katror shfaqet edhe stema e kesaj organizate qe anetaret e Hrisi Avgji e quajne "Meandri". Imazhet e rralla u shperndane ne nje blog ne internet himara.gr E vetem sot 10 janar 2012 ne te njejtin blog u postua nje poezi me titullin " Trishtim per Epirin e Veriut" ku termat: te gatshem per bashkimin e Epirit, apo Buze dheut do te rishkruajme historine ndersa shteti shqiptare konsiderohet "Pseudo Shqiperia"  ne kuadratin e meposhtem ne foto bashkengjitur.
Corovoda On Line -10-janar-2012