Mania e re ne Shqiperi: Te rinjte ne show per Kenge. Produksionet televizive nxisin "talentet"? -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Mania e re ne Shqiperi: Te rinjte ne show per Kenge. Produksionet televizive nxisin "talentet"?

Fatjon Kaloci
8.1.12
Ky i kesaj te diele 8 janar 2012 eshte me i riu i programacioneve te medha televizive shqiptare qe ne fokus ka talente muzikore. Shqiperia e afro 3 milion banoreve te ketushem sipas Censusit 2011, per me te rinjte e saj po nxit mesa duket te nxjerr talente me "pahir". Jane te disata tashme produksionet shume te arrira televizive qe po merren vetem me kete pune. Ne dukje brezi i ri me deshire per te kapur epiqendren e vemendjes po nxitet nga mania me e re e pjesemarrjes ne keto evente. X Factor, The Voice of Albania, Top Fest, Kenga Magjike, Festivali ne Rtsh, per te mos permenduar armaten kaotike te kengetareve te rinj ne performancat video ne kanale folk apo videoklipe bashkohore te rrymave te ndryshme duket sikur po gllaberojne te rinjte, plot shprese per te qene "dikush" ne sukses.
Mania me e re e gershetuar me tendencen e perdorimit te internetit tek te rinjte krahesuar edhe me performancat shkollore apo arsimore sa vijne e bejne nje kontrast te dukshem ne vendin e vetem 3 milion banoreve. Eshte thuajse e padukshme ne ekrane konkorset e dijeve, njohurive etj, te cilat sikur duken demode ne ekranet shqiptare. E me kete tendence pas 20 vitesh Shqiperia ose do te jete vetem me kengetare te sukseshem ose me vetem tentativa per te gjetur vetveten se cfare mund te behesh, pertej deshires apo pasionit te fshehur qe nuk realizohet.
Corovoda On Line 08-janar-2012