Nderrimi i Viteve: Incidenti: Mjeti ne flake. Fishekzjarret ndezin zjarr ne Corovode. Asnje viktime -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Nderrimi i Viteve: Incidenti: Mjeti ne flake. Fishekzjarret ndezin zjarr ne Corovode. Asnje viktime

Fatjon Kaloci
2.1.12
Nderrimi i viteve hyri me nje incident fatmiresisht pa te lenduar ne Corovode. Pak pas 00:45 te 1.1.2012 nje mjet ra ne zjarr prane qendres se Corovodes, ne momentet kur dhjetra banore kishin dale per te kaluar nderrimin e viteve ne qendren e Corovodes. Nje mjet tip Wolfswagen u mbulua shume shpejt nga flaket, ndersa mendohet se nje fishekzjarre e hedhur ne rruge gjate shperthimit te saj ka qene iniciuese e flakeve qe perfshine mjetin kjo favorizuar edhe nga ndonje rrjedhje e mundshme karburanti te mjetit. Dhjetra kalimtare pane sesi brenda pak sekondash makina brenda se ciles ndodheshin 2 te rinj u perfshi ne flake.
Te rinjte menjehere kane dale nga mjeti dhe ka qene sherbimi i zjarrefikses ai qe mundesoi shuarjen e flakeve. Ky ishte edhe incidenti i pare i ketij viti te ri 2012 qe u rregjistrua ne Corovode. Edhe kete vit banoret e Corovodes me se shumti preferuan ta kalonin nderrimin e viteve ne ambjentet familjare te tyre. Pervec te rinjve disa prej te cileve dolen ne sheshin "Riza Cerova" per nderrimin e viteve, argetimi festiv i referohej efektit piroteknik te fishekzjarreve te festes.
Corovoda On Line