Nga neser e merkure deri te merkuren e radhes Bore ne Corovode. Erera te Ftohta -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Nga neser e merkure deri te merkuren e radhes Bore ne Corovode. Erera te Ftohta

Fatjon Kaloci
31.1.12
31.01.2012 Duke nisur nga e nesermja e merkure 1 shkurt 2012 Corovoda do te nis te rishoh per disa dite rresht bardhesine e rreshjeve te bores. Keshtu gjate dites se neserme rreth ores 09:00 te mengjesit priten te nisin rreshjet e bores qe do te vijojne gjate gjithe dites deri ne oret e para te se enjtes. Neser 1 shkurt 2012 termometri ne Corovode do te shenoj ne vleren minimale -14 grade celsius ndersa vlera maksimale do te jete 0 grade. Pas ores 13:00 e deri ne vijim te ndrrim akrepave era do te vij duke u fuqizuar fillimisht ne 8.2 meter per sekonde per te shenuar ne oren 22:00 shpejtesine 9.6 meter per sekonde. 

Keto te dhena i referohen sherbimit meteo qe ne posedojme eksluzivisht per Corovoden. Rreshjet e bores do te vijojne deri ne oren 06:00 te dites tjeter pra e enjte 2 shkurt 2012 ku me pas moti do te dominohet nga rreshje shiu. Te enjten temperaturat do te pesojne nje rritje ne vlerat minimalja -7 maksimalja 6 grade celsius. Te premten moti do te jete kryesisht me vranesira ne 3 shkurt dhe shoqerim me rreshje por temperaturat do te "sfilitin" Corovoden ne maksimale kalojne ne 10 grade ndersa minimalja -4 grade. Shirat do te vijojne intesivisht edhe te shtunen ndersa nga pasditja e vone e se dieles do te rinisin rreshje bore.
Corovoda On Line