Ritet: Deri ne 23:59 te 5 janarit hiqen stolite e festave. Neser, 6 janar 2012 Uji i Bekuar per besimtaret -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Ritet: Deri ne 23:59 te 5 janarit hiqen stolite e festave. Neser, 6 janar 2012 Uji i Bekuar per besimtaret

Fatjon Kaloci
5.1.12
Ne rituale te ndryshme me e pranuara eshte ajo qe sot deri ne prag mesnate Pema e Vitit te Ri apo simbolikat e Krishlindjeve 2011 duhen hequr tashme nga ambjentet ku jane instaluar me heret per atmosferen festive. Rituali perkon me qendrimin 1 muajor te pemes se Vitit te Ri e cila per cdo vit instalohet ne 6 dhjetor dhe duhet te jete hequr pa nisur 6 janari. Kjo e fundit me se tepermi per besimtaret ortodoks eshte nje dite qe simbolizon fillimin e festes se Deftimit te Zotit, nje rit qe daton qe nga shekulli i 4te, si kujtim i pagezimit te Jesuzit ne 6 janar ne ujrat e Lumit Jordan. Kjo date quhet ndryshe Dita e Tre Mbreterve.
Ne besimet e hershme besimtaret marrin uje, dhe e cojne ne shtepite e tyre, e pine ate perpara se te ushqehen dhe sperkatin shtepite e tyre me kete uje. Ne vazhden e besimit ky uje i mbledhur ne kete dite pra 6 janar, sipas disa besimeve mund te ruhet ne ene te ndryshme dhe qendron me veti "te shenjta" per gjithe vitin. Ky uje, mendohet se ka veti sheruese per semundje te ndryshme. Ne besimin ortodoks, 6 janari eshte nje dite e vecante, ku Kryqi hidhet ne ujera te rrjedhshem, lumenj dhe besimtaret e devotshem qe do ta gjejne ate ne keto ujera do te keni bekim gjate gjithe vitit. Pagezimi eshte nje prej casteve me te shumepritura per kete dite ne besimin ortodoks.
Corovoda On Line -05- janar - 2012