Skrapari: Brata firmos me Beselidhjen, vjen Hamzollari ne ekip **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari: Brata firmos me Beselidhjen, vjen Hamzollari ne ekip

Fatjon Kaloci
19.1.12
19.01.2012 Skrapari po pergatitet tashme per debutimin e pare per 2012 te 11 shkurtit kur do te rinis Kampionati i Kategorise se Pare. Burime citojne se tek Skrapari i 2012 eshte afruar Hamzollari nje merkato nga ekipi i Tomorrit i cili po numeron dite te veshtira janari pasi shume lojtare po i largohen. Por meqenese jemi tek largimet, 2 prej tre te kritikuarve nga Skrapari pas ndeshjes Vlora - Skrapari jane "qasur" prape te Skrapari. Nuk do te jete keshtu per Pashakon i cili nuk do te jete ne ekipin tone.
Po ashtu edhe kapiteni i Skrapari Brata eshte zyrtarizuar tek Beselidhja. Ne tifozerine vendase jane te shumte zerat kritikues ndaj Dalipit, madje si justifikim krenari shpesh te rastis te degjosh "Sikur te Ishte Luftar Guri, ta shikonit ku do ishim" por keto me teper jane reagime te pas merkatos dimerore. Ekipi nga ana tjeter mesohet se ka nisur fazen stervitore ndersa perkujdesja per terrenin sportiv ne Corovode eshte ne parametra te kenaqshem. Mbetet vetem te pritet 31 janari i fundmi deadline per merkaton dimerore ndersa ne 11.02.2012 starton ndeshja e javes se 16te.
Corovoda On Line