Skuadra: Skerdi Pashako iken nga ekipi i Skraparit: "Per sa kohe te jete ky staf teknik, nuk kthehem me" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skuadra: Skerdi Pashako iken nga ekipi i Skraparit: "Per sa kohe te jete ky staf teknik, nuk kthehem me"

Fatjon Kaloci
9.1.12
Ish Kapiteni i Skraparit Skerdi Pashako ka reaguar fort pas largimit definitiv nga ekipi i Skraparit. Tashme Skrapari ka larguar nga skuadra e tij lojtarin organizator ndersa vendimi eshte marre me heret. Nga ana e tij Pashako cilesoi me tone te ashpra Edmond Dalipin qe sipas Pashako vazhdoi hakmarrjen ndaj tij.
"Pasi ishte ai që më hoqi shiritin e kapitenit dhe është po ai që më largoi nga skuadra. Në fakt më bëri nder, sepse tani, pavarsisht respektit për stafin drejtues dhe tifozerinë vendase, unë nuk kthehem më atje, për sa kohë do jetë ky staf teknik. Do të provoj mundësitë e mia përsëri në Gjermani, ose dhe në Shqipëri, ku askush nuk ka të drejtë të më pengoj në rast largimi dhe letrat do t’i marr edhe në Komisionin e Disiplinës po qe nevoja"
Ne reagimin e tij me tej Skerdi Pashako tha:
"Pas pezullimit, na kanë vënë si kusht që marrjen e letrave ta mundësojmë duke paguar, në një kohë që lekët i kemi marë me pikatore dhe në vend të na kërkonin falje, na vendosën në “gijotinë”, për shkak se kërkuam pratë tona. Çuditërisht, u dënuan vetëm ne tre futbollistët, në vend që të dënohej e gjithë skuadra, pasi realisht të gjithë kërkuam lekët në bllok dhe jo ashtu siç i interesonte teknikut Dalipi, që vazhdoi hakmarrjen karshi meje."
Skrapari eshte i bitisur ne pragjet e fund klasifikimit pas sezonit dimeror. Per shume kohe lojtaret gjate 2011 nuk u paguan brenda afateve. Nuk behet e ditur zyrtarisht por mesohet se edhe 2 lojtare te tjere nuk do te jene ne ekip, ndersa 3 te tjere jane ne pritje te merkatos dimerore.
Corovoda On Line - 09- janar - 2012