Qasen Plakat: 11 shkurti zbarkon futbollin serish. Skrapari shton Himan ne formacion **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Qasen Plakat: 11 shkurti zbarkon futbollin serish. Skrapari shton Himan ne formacion

Fatjon Kaloci
1.2.12
01.02.2012 Muaji shkurt do te rihap siparin e Kategorise se Pare te Futbollit. Edhe perse tifozet presin me shume interes cdo lajm mbi blerje te mundshme lojtaresh cilesor, mesa duket edhe gjate kesaj faze do te krenohemi qe kemi trajner cilesor te pakten nga emri i tyre ne futboll. Me e fundit ardhje ne ekip mesa duket do te jete per ate qe pritet te ti zer vendin Pashakos se larguar me "inat" nga Skrapari. Hima mendohet se eshte tashme lojtari i ri i formacionit. Nje nder gangrenat e fazes se pare ishte pagesa e lojtareve ne menyre korrekte, dhe me heret ne nisje te ketij kompeticioni drejtuesit kryesor garantonin nje gje te tille por qe me kalimin e kohes dha perplasjet e para ne ekip.
I vetmi qe e mbajti skuadren solide deri ne fund te kesaj faze ishte ish traineri Dalipi i cili binte here pas here lojtaret e "merzitur". Ne numrin e 25 janarit 2012 ish-trajneri Dalipi, per gazeten SPORT Ekspres i ka kërkuar shpjegime donatorëve të Skraparit, për mënyrën se si e kanë shkarkuar nga detyra. “Mua më vjen shumë keq, për mënyrën se si më kanë shkarkuar dhe kam kërkuar shpjegime, për arsye se puna ime dhe kontributi që kam dhënë te Skrapari, si futbollist dhe së fundi si teknik meriton më shumë respekt dhe vlerësime dhe jo këtë lloj denigrimi. Ndërtova një skuadër të gatshëme për të qëndruar në Kategorinë e Parë, në një kohë kur futbollistët e papaguar qëndruan te Skrapari, vetëm për shkakun tim”, është shprehur i revoltuar ish-tekniku Dalipi.
Corovoda On Line