Simestri: Arsimi ne Corovode: Efekti domino. Oret e shkurtra, ndryshime mesuesish dhe notat ne analizen e cdo banori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Simestri: Arsimi ne Corovode: Efekti domino. Oret e shkurtra, ndryshime mesuesish dhe notat ne analizen e cdo banori

Fatjon Kaloci
1.2.12
01.02.2012 Arsimi lokal pervec te punesuarve ne te, thuajse nuk ka lene asnje te kenaqur ne banoret e Corovodes. Me se shumti java qe lame pas ishte nje "shperthyese" reagimesh ndaj atij institucioni lokal i shnderruar ne nje vendstrehim punesimi joprofesional. Prej kohesh Corovoda On Line ka publikuar Kopje te dosjeve te shume mesuesve lokal madje edhe ecurine akademike te tyre duke perfshire edhe notat e disa prej tyre, por kjo jave ishte per me te vegjlit e sistemit 9 vjecar pasi nxjerrja e notave te nxenesve do te sherbente edhe nje here si fluks i nje komuniteti qe eshte shume here me i zgjuar ndaj qendrimeve te ketij institucioni. Notat kane qene ne fakt arsyeja e shume prinderve, ndersa ne prapaskene problemet kapin njera tjetren sipas disa prej tyre.
Kur ne keto kohe te ftohta, mesimi zhvillohet ne pak me shume se 120 minuta kjo edhe per shkak te nje shkolle qe po rikostruktohet ne periudhen me te papershtatshme, ndryshime ndodhin edhe ne stafin mesimor. Largimi i ndonje mesuesi dhe zevendesimi i ri ende shton largesen e nxensit me mesuesin e 4 muajve qe kane ngelur nga ky fund vit shkollor. Madje nje dite me pare nje video qe i perkiste nje shkolle ne Polican ku nxenesit ne 100 vjetorin e Shqiperise me se paku duhet te nxiten per kenget patriotike, ne klase kendonin Hitin Komercial " Ai eu se te pego".

Mjafton kaq per te pare se sa elitar eshte arsimi i se ardhmes ne Corovoden e afert tek nxenesit qe fajin ja hedhin mesuesve, tek mesuesit qe fajin ja hedhin nxenesve dhe prinderve qe me shoshen e ndergjegjes gjejne fajin.
Corovoda On line