Prej pak ditesh punime po kryhen ne daljen verilindore te Corovodes e deri ne mes te lagjes Hasan Seitaj po kryhen punime per shtrimin e tubacionit te ri qe do te furnizoj me se paku me sistem vetrrjedhje pjesen poshte deges se lumit Corovoda pra gjysme lagjet Clirim dhe Hasan Seitaj. Tubat 200 ne fi, do te sigurojne furnizimin me uje te pijshem per kete komunitet. Ndersa me heret, jane kryer punimet qe kane evituar perfundimisht tubacionin problematik per disa vite qe kalonte mbi lume dhe qe shpesh here linte pa uje per dite te tera gjate vjeshtes e dimrit Corovoden e rreshjeve. Sipas projektit te ri pjesa e siperme e qytetit do te furnizohet me uje fale nje degezimi te dyte me tuba 400 ne fi, qe do te lidhen me depon aktuale. E thene ndryshe ky permiresim ne rrjet do te synoj edhe me se paku shtimin e kohes qe uji do te rrjedh ne rubineta. Trendi i pritshem si objektiv eshte qe ne te ardhmen te sigurohet furnizim 24 oresh per gjithe qytetin. Por te paret qe do ta kene kete privilegj kjo fale pozicionimit gjeo, do te jene lagjet Clirim dhe Hasan Seitaj te ndodhura ne te djathte te rrjedhes se lumit Corovoda dega e dyte qe krijon Osumin.
Corovoda On Line
Corovoda On Line