Edi Rama ne Polican. "Nje takim i vecante mes te rinjve" 200 antaresime ne turin re:Fressh **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Edi Rama ne Polican. "Nje takim i vecante mes te rinjve" 200 antaresime ne turin re:Fressh

Fatjon Kaloci
30.3.12
Kete pasdite Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Edi Rama ne turin e anetaresimeve te reja ne Partine Socialiste "mikpriti" mbi 200 anetare te rinj ne Partine Socialiste. Ne takimin e zhvilluar ne Kinemane e Qytetit te Policanit mes qindra te pranishmeve merrnin pjese edhe eksponente te larte te kesaj force. Fidel Ylli, Paulin Sterkaj, Pirro Lutaj, Namik Dokle, Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Eduart Bejko etj. Takimi nisi pak pas ores 18:00 te kesaj te premte. Ne fjalen e tij Adriatik Zotkaj, njeheresh Kryetari i Bashkise i Policanit falenderoi per kontributin e madh te rinjte e Shpreses sic i quajti ai te rinjte e Policanit. Me tej Elisa Spiropali do te pershendeste takimin nder te tjera ajo citoi sesi natyra e mrekullueshme e kesaj zone "ndotet" nga mos kryerja e investimeve rrugore qe lidhin Policanin me Corovoden. Erion Veliaj gjate fjales se tij nen konatacionin bardh e zi iu referua ngjarjeve ne Shqiperi te cilat jane shume me te thjeshta sesa duken per te fituar nen te zezen e qeverisjes aktuale dhe te bardhesine qe Shqiperia meriton me Partine Socialiste. Mes ovacionesh e duartrokitjesh Edi Rama do te jepte mesazhin e drejtperdrejte te rinjve te Policanit. Duke u mbeshtetur ne kolonat kryesore te programit Per Nje Rilindje Shqiptare ai theksoi rendesine e nje shteti te se drejtes. Taksimi Progresiv, Sistemi Arsimor kualitativ ishin disa nder shume argumente te fjales se Rames ne Polican. Me tej Rama do te ndante kartat e reja te anetaresimit te te rinjve te Policanit ne Ps. Ne fund te takimit Rama u shpreh i lumturuar per kete takim duke e cilesuar si nje prej te vetmeve ku fjala degjohej thelle nga cdo i pranishem, i habitur nga nje "shije" shume e bukur ne stilin e veshjes se te rinjve te Policanit duke i cilesuar "me gusto mjaft te larte". Pas me shume se 180 minutash takimi u mbyll. Ne oret e vona te mremjes nje darkim informal me drejtuesit me te larte te ketij subjekti permbylli axhenden e qendrimit disa oresh ne kete te premte ne Polican ku mese 200 te rinj e te reja iu bashkengjiten Partise Socialiste nga kjo Bashki. Ne takim ishin prezent dhe nje numer i madh mbeshtetesish e te rinjsh nga Corovoda si dhe drejtues lokal e aktivist te ketij subjekti. Ne bashkengjitje Imazhi nga ky takim
Corovoda On Line