Festa: Bektashinjte festojne Sulltan Novruzin Ja ritet dhe zakonet ne Corovode **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festa: Bektashinjte festojne Sulltan Novruzin Ja ritet dhe zakonet ne Corovode

Fatjon Kaloci
21.3.12
Te enjten 22 marsi i ketij 2012te bektashinjte e mbare botes do te festojne Diten e Imam Ali njohur ndryshe si dita e Novruzit. Festa me origjine nga Irani i Lashte (Persia) ne thelb synon pritjen e pranveres dhe fillimin e vitit te ri diellor. Qe ne mengjes te kesaj date sapo te zgjohen nje rendesi tejet te madhe duhet ti kushtoni higjenes dhe perkujdesjes suaj per ti vijuar me pas me pastertine e ambjentit ku ndodheni e ne gjithe shtepine. Rrobat dimerore palosini gjithmone nga pjesa e perparme dhe garderoben beheni me pranverore. Kujdesuni per lulet rrugicen e shtepise. Eshte mire qe te blihet nje gje e re. Nje rrobe, nje pejisje per shtepine apo cfaredo elementi te ri. Shtepia juaj nuk duhet te jete pa fruta embelsira etj. Gruri eshte nje detaj i kesaj dite. Mjaftojne pak sekonda dhe ju duhet te mbillni disa kokrra kete dite. Ne tavoline ne vaktin e mengjesit te drekes apo darkes nuk duhet te mungojne keto elemente: Uthulla, Hudhra, Molla, Ashurja, Hithra. Po ne dekor te tavolines vendoset edhe Kur'ani, Qirinj, nje pasqyre, Veze te zjera te ngjyrosura, Nje monedhe metalike dhe nese mundeni edhe nje akuarumi i vogel me peshk te kuq ne te. Mos harroni nje vazo me lule natyrore, si dhe tradicionalen Ashure. Vizitoni edhe miqte tuaj ne shtepi. Si rregull kete dite, vizitat behen ne rendin Me te vegjlit shkojne tek me te medhenjte ne moshe. Nese beni nje kurban, eshte mire qe shenja e gjakut ne ball te qendroje sa me gjate. Ju uroj Gezuar!
Corovoda On Line