Ne vazhden e postimeve pikante qe mendojme se ja vlen ti dini mbi Corovoden ky i radhes i perket nje date tejet te vecante. Kjo pasi pikerisht ne 1 prill 2012 behen 46 vjet nga data kur ne Corovode u krye per te paren here nje operacion kirurgjikal. Imazhi ne bashkengjitje i referohet 27 Marsit 1966 date ne te cilen u perurua Salla e Operacionit ne Corovode. Ne foton e rralle te ketyre momenteve te pranishem ne ceremonine ne Corovode ishin ish-Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Petrit Dume, Sekretari i Pare i Komitetit te Partise Teki Malindi, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv Qetsor Kaltanji, Dr.Prof. Profit Canaj, Prokurori Lake Dingo, Shef i Deges Hysen Bracellari etj. Operacioni i pare ne Corovode u krye ne 1 prill 1966 dhe u krye nga kirurgu Polizoi Shqina, asistent Rexhep Mustafaraj, instrumentisteMuzafere Cerri dhe narkotizator Muhamet Zylyftari. Pacienti i pare i operuar ishte Myslym Kalemi nga fshati Therepel.
Ndersa aktualisht nuk kryhen operacioni te pakten kujtojme 46 vite me pare Operacioni i pare Kirurgjikal ne Corovode.
Corovoda On Line Blogu me interaktiv lokal.
Ndersa aktualisht nuk kryhen operacioni te pakten kujtojme 46 vite me pare Operacioni i pare Kirurgjikal ne Corovode.
Corovoda On Line Blogu me interaktiv lokal.