Koordinata X. Projekti misterioz ne Corovoden e para 90’ Prodhim Silurash dhe Armatimesh detare **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Projekti misterioz ne Corovoden e para 90’ Prodhim Silurash dhe Armatimesh detare

Fatjon Kaloci
27.3.12
Ne rubriken  Koordinata X, me elementet me pikante nder vite ne Skrapar kete here do te ndajme me ju nje tjeter mister. Ne hyrje te Corovodes, ne afersi te fshatit Orizaj nje ndertese e madhe e njohur si Perpunim Druri ka shoqeruar nje ane tjeter te fshehte te Corovodes se para 1990. Gjithcka e nisem nga pyetja se perse Ky investim kaq i madh u be ne Corovode vetem per Perpunim Drurin? Keshtu ju drejtuam disa raporteve te kohes dhe morrem nje pergjigje befasuese. Ajo te cilen lindi ky objekt bazohej vetem e vetem tek nje kaldaje qe permes avullit do te mund te stazhononte elementet drusore. Por jo vetem kaq. Projekti i meparshem synonte qe ne menyre te fshehte avulli te furnizonte edhe disa objekte te tjera te ngjashme se jashtmi me shtepi (aktualisht jane bere shtepi) por qe ne brendesi te tyre do te kishte apartura, mjete e makineri qe do te prodhonin armatim per forcat detare te Shqiperise. Per te krijuar edhe dukjen se ne kete vend jo vetem punetoret do te shkonin per Perpunim Drurin por disa te punesuar qe do te kualifikoheshin do te punonin per kete projekt ushtarak. Projekti u perpilua i plote dhe ne te perfshihej edhe nje Linje Urbane qe do te trasportonte punetoret nga Corovoda drejt ketij vendi ne vajtje e ardhje. Por projekti nuk e morri kurre firmen finale. Kjo sepse vone u mesua se ai projekt nuk shkoi ne korrespodencen zyrtare por nje person i larte i nomeklatures shqiptare te asaj kohe, duke dashur qe kete projekt ta konkretizonte ne nje qytet tjeter ne jug te Shqiperise se Rivieres. Ne raporte citohen me pas edhe reagimet e perplasjet e ardhura mes drejtuesve te asaj kohe te Skraparit dhe perfaqesuesve te larte dhe per shume kohe ideja qarkulloi ne qytet mbi projektin e madh qe nuk u realizua dot kurre. Skrapari shihej si nje mjedis mjaft i favorshem gjegrafik per banken e madhe ushtarake te Shqiperise se asaj kohe. Policani kishte kohe qe kishte nisur prodhimin ne Kombinat ndersa kujtimet e asaj kohe sa here qe flitej per kombinatin e Policanit shoqeroheshin me nje shhhtt te mistershme.
Corovoda On Line (Informacionet tona jane shkurtuar ne permbledhje)