2012, viti jubilar qe perkon me 100 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise do te kete nje mori aktivitetesh ne Corovode por te paret per kete jane Veteranet dhe Familjet e Deshmoreve ne Skrapar. Keshtu gjate ketij muaji prill 2012 pritet te miratohet i ketyre Organizatave per aktivitetet qe do te zhvillohen gjate ketij viti. Corovoda On Line paraprakisht mesoi se aktivitetet do te nisin qe ne 5 maj 2012. Keshtu ne kete date pritet te organizohet nje mbledhje jubilare qe perkon me 70 vjetorin e krijimit te Organizates se Familjeve te Deshmoreve. Po gjate ketij viti nje tjeter takim do te organizohet me rastin e 70 vjetorin e Konferences se Pezes. Axhenda parashtron edhe nje mbledhje jubilare me rastin e 55 vjetorit te Krijimit te Organizates se Veteraneve te LANÇ-it. Eventet e parashikuara do te kulmojne ne nentor 2012 ku eshte planifikuar nje sesion shkencor per “100 Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise” ku nje hapesire te vecante do ti kushtohet Kontributit te Popullit te Skraparit ne Shpalljen e Pavaresise. Te pakten 3 foto ekspozita mendohet se do te mbahen gjate ketij viti 2012 ne Corovode nen tematika te ndryshme qe perkojne me 100 vjet Shqiperi e Pavarur. Organizatat e Veteraneve dhe Familjeve te Deshmoreve jane te vetmet te cilat deri me tani ne Corovode kane parashtruar nje program te plote.
Corovoda On Line
Corovoda On Line