Besimi: Plakat e Prillit si cdo vit shoqerohen me shira dhe rreshje Moti -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Besimi: Plakat e Prillit si cdo vit shoqerohen me shira dhe rreshje Moti

Fatjon Kaloci
9.4.12
Ndonse mbetur ne gojedhena, rastesia shpesh here eshte faktori i vetem qe i verteton elementet mistike. Ne besimin e shqipetareve nje nder vecorite e ketij muaji prill eshte edhe ajo e nje moti te paqendryeshem, sepse ende nuk kane ikur Plakat, te pakten keshtu thuhet. Gjithcka i referohet atij qe ne popull konsiderohet si kalendari "alla-turkce" qe ne ndryshim nga ky zyrtari eshte rreth 15 dite pas. Ne gojedhene thuhet se tre plaka ne   diten e pare te hyrjes se muajit mars (alla turkce * Ne sipas kalendarit tone i njohim si Plakat e Prillit por alla turkce quhen Plaka e Marsit) hoqen teshat e renda te dimrit dhe moren tundesin apo dybekun duke dale ne mal dhe duke kenduar se "erdhi pranvera" Dhe keshtu, muaji prill (alla turkce perkon me daten 30 mars) i kerkon hua muajit shkurt 3 dite "qe ti bej plakat si te dua" dhe keto tre dite rreshje te shumta dhe te medha rane ne malin ku plakat qendronin. Besimi popullor citon datat 13, 14, 15 prill si datat e plakave te muajit Prill, por ka edhe versione qe e citojne 14, 15 dhe 16. Ne Corovoden Lokale sherbimi sinoptik per 12.13 dhe 14 prill 2012 ne fakt parashikon rreshje shiu sikur ta vertetoj kete version. Konkretisht ne daten 12 Prill 2012 ne Corovode do te kemi nje dite me rreshje shiu dhe temperaturat do te jene mes 15 dhe 9 grade celsius. Ne 13 Prill 2012 i njejti sherbim lokal meteorologjik per Corovoden parashikon serisht rreshje shiu dhe temperaturat do jene ne intervalin 16 dhe 10 grade celsius. Ne daten 14 Prill 2012 moti do te nis drejt kthejllimeve te perkohshme por prape do te kete shira ne lokalitet ndersa temperaturat do variojne mes 19 dhe 11 grade celsius.
Corovoda On Line