Corovoda 2005. Qyteti i braktisur (fragment nga libri: Orakuj te Harruar) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda 2005. Qyteti i braktisur (fragment nga libri: Orakuj te Harruar)

Fatjon Kaloci
15.4.12
Me te drejta publikimi nga autori, Corovoda On Line publikon ne vijim, nje material pershkrues mbi Corovoden e vitit 2005. Fragmenti eshte shkeputur nga libri: Orakuj te Harruar, te nje personaliteti te shquar per kontributin e pamase ne arsim, gazetari etj., z.Zylyftar Hoxha. Shkrimi daton ne muajin shtator 2005.
Qyteti i Braktisur.
Romantiken dhe pamjen piktoreske, me ato mrekulli qe i ka falur natyra, ujin e ftohte te Guhakut, freskine e rrapeve te medhenj, sfondin e maleve dhe te thellinave mahnitase te Osumit, Corovodes, qendres se Skraparit, ia ka zbehur varferia e tejskajshme e banoreve te saj. Bukuria e ketij qyteti te vogel tashme vret. Kete e sheh dhe e ndien sapo hedh kemben nga makina apo nga autobusi. Edhe perse eshte ora 5 e pasdites, poshte, ne sheshin kryesor, s’gjen kembe njeriu. Ndertesat e bukura, lokalet, trotuaret bosh te ngjallin nje ndjenje peshtjelluese. Pamja e trishtueshme te shoqeron deri siper ne lagjen “5 Shtatori”, ku ndonje kalimtar i rralle te ndjek me sy sikur ke ardhur nga ndonje planet tjeter. Dritaret pa perde te apartamenteve bosh, erresira e plote ne rruge, dyqanet e braktisur ta shtojne me tej lemshin e peshtjellimit e te firollekut dhe nga gryka; lemshi shkon thelle, ne lukt te kraherorit, deri sa kthehet ne nje si dhimbje.
Kjo i ndodh kujtdo qe shkon sot ne Skrapar, aq me teper nje njeriu qe ka kaluar nje jete te tere aty. Mengjesi eshte disi me i gjalle. Ate e gjallerojne femijet qe shkojne ne ato dy gjysma shkolla 9 vjecare dhe ne shkollen e mesme, qe ka humbur hijeshine dhe shkelqimin e dikurshem. Sidoqofte ne keto caste jete harron gjithcka, harron zymtesine, pergjumjen dhe varferine fyese te ketij qyteti te vogel. Ai thuajse s’ia ndjen me shijen ujit te Guhakut, e ka harruar romantiken e pamjeve mahnitese te kanioneve, edhe sot sorkadhja simbolike ne hyrje te qytetit eshte bere cung, pa brire e kembe.
Gjithcka ketu ka ngrire, ka ngrire puna dhe domosdo edhe jeta. Ne kete qytet ngrysen e gdhihen 6 000 banore nga gati 11 000 qe ka pasur para disa vitesh. Mengjesi dhe mbremja jane aq te varfera sa nocioni argetim e ka humbur kuptimin e vete. Dita dhe Nata nuk eshte vecse nje rutine e bezdishme qe ka per qellim te shkunde edhe qindarkat e fundit te xhepave te grisur. Grate dhe femijet mbyllen brenda dhe ndjekin telenovelat limonada me histori te stisura qe jane mijera kilometra larg jetes se tyre provinciale. Ndersa burrat ne lokalet e shumte qe nuk mungojne me te “bukuren ne qelqe” perpara shtyjne diten duke ndjelle letargjine per te harruar hallet.
 “Rebele” apo politike e rebeluar! Megjithate, asgjekundi nuk sheh dore te shtrire, qytet pa lypsa, mbase i vetmi.
Dikur Skrapari eshte quajtur Kala e Shqiptarizmit apo edhe Stalingradi i Shqiperise, me pas ne demokraci ai u quajt Bastioni i se Majtes, Komuna e Parisit e PS-se por qe keto epitete e lajkadredha s’pine uje me. Politika ka lozur e ka spekulluar shume mbi te kaluaren heroike, mbi shpirtin atdhetar largpames, mbi ndershmerine dhe besen e njerezve te kesaj krahine, po tashme shume gjra jane zhvleresuar e zberdhulur aq shume sa edhe e verteta tingellon e hidhur. Politika i ka shume borxhe kesaj krahine, i ka borxh varferine ku e ka katandisur, kercellitjet e dhembeve per ti prere koromanen per ta lene te izoluar e rrethuar “me tela me gjemba”.
Shteti hakmerret mbi shtetasit e vet ne menyren me te paskrupullt, me te paturpshme.
(Pjesa e Pare)
Corovoda On Line (Te drejta te publikimit nga autori Zylyftar Hoxha)
       
         
close