Corovoda ime. (fragment nga libri Hinderlandi i Kuq) nga: Mustafa Nano. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda ime. (fragment nga libri Hinderlandi i Kuq) nga: Mustafa Nano.

Fatjon Kaloci
17.4.12

Corovoda eshte nje entitet urban qe mban gjithe diten e dites vulen e makthit bolshevik. Eshte nje qytet me pallate pese e gjashte kateshe te ndertuara kryesisht ne periudhen 1965 – 1980. Arkitekti i ketyre pallateve duhet te kete patur nje mendje prej frankensteini. Pallatet jane identike, me ndonje thyerje te ndrojtur qe, ne vend ta vrase shterpesine e monotonise stiliste, e thekson me shume ate. Jane me tulla te bardha, me mure jo te suvatuara nga jashte, me ballkone te vegjel te terhequr nga brenda apartamenteve, me tarrace, pa ashensor, me nje kafaz te ngushte shkallesh, aq sa kush zbret duhet ti hape rrugen atij qe ngjitet, e me ca apartamente, siperfaqja e te cilave eshte me pak se 50 – 60 metra katrore. Pavaresisht te gjithave, kujt i vinte radha per te marre nje apartament te tille, mbulohej nga urimet e te gjitheve, te cilet nuk harronin t’i shkonin ne shtepine e re. t’i leshonin ndonje pako llokume, apo dhe para te thata mbi tabakane, me te cilen u servirej raki, karamele e gliko nga te zotet e shtepise dhe ne fund duke u pershendetur, thonin: Ja, shpetuat dhe ju! E gezofshi!
Qytete pa histori, si Corovoda nuk kishin shans tjeter, vecse te rriteshin nen regjimin autarkik komunist. Sigurisht, ishte nje rritje e sforcuar, por ishte rritje, prapeseprape.
Nderkohe keto kohe, per here te pare pas gjysme shekulli, ai qytet po ben hapa prapa. Doni nje shembull? Per t’u konsultuar me nje mjek mbi nje emergjence shendetesore, u duhet te zhvendosen nja 50 kilometra me tutje, ne Berat. Me autobus, ne ate rruge dredha –dredha me asfalt te shqepur e te paarnuar, lipsen nja dy ore te mira per te vajtur. Kohe e mjaftueshme per te vdekur tre here.
Ishin me mire kur ishin me keq? Eshte e sigurt se ishin me te lumtur se sa ne ditet e sotme. Eshte domethenese kjo? Mundet te jete po aq sa eshte klasifikimi i vendeve me te lumtura te botes, ku rezulton se sipas database-it te profesoreshes se universitetit Erasmus te Rotterdam-it, Ruut Veenhoven, meksikanet dhe nigerianet jane me te lumtur sesa respektivisht amerikano – verioret e koreanojugoret. Me sa duket, shumica e njerezve nuk e lidhin lumturine thjesht dhe vetem me lirine e me kamjen.
Corovoda On Line