E cuditshme ne Corovode. Skrapari preferon "sherrin" luan vetem 43 minuta -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

E cuditshme ne Corovode. Skrapari preferon "sherrin" luan vetem 43 minuta

Fatjon Kaloci
18.4.12
Jane mbyllur pak minuta me pare Takimet e Javes se 26 Te Kategorise Se Pare te Futbollit. Takimet nisen ne 16:00 te kesaj te merkure 18 prill 2012. Skrapari priti ne shtepi Aden e Velipojes. Pjesa e Pare u mbyll ne minuten e 43 rezulatin 1-1. Dhe kjo ishte gjithcka. Reagime te forta te pankines se Skraparit dhe Drejtuesve te ekipit te cilet u rebeluan pas vendimit te gjyqtarit kryesor sipas pretendimit se 2 lojtare te Skraparit u denuan me karton te kuq, cka nuk eshte pranuar nga drejtuesit e ekipit dhe lojtareve te cilet kane luajtur vetem 43 minuta loje nga 90+ qe duheshin. Per shume minuta Gjyqtaret nuk dolen nga dhomat e zhveshjes ndersa tensionet vijuan edhe mes tifozerise e cila ne fakt nuk duhej te ishte prezente ne takim per shkak te denimit nga FSHF te fushes. Lojtaret e Ada te Velipojes rreth ores 17:35 u shoqeruan nga Forcat e Rendit te hipur ne makina per ndeshjen e "paprecedente" te luajtur ndonjehere ne futbollin shqiptar. Kjo pritet te sjelle denimin e Skraparit ne javen ne Vijim. Takimet e tjera te luajtura ishin:
Java e 26te Kategoria e Pare 18 Prill 2012

Elbasani - Burreli 2 : 1
Luftetari - Gramshi 4: 1
Lushnja - Iliria 2 : 0
Beselidhja - Gramozi 7 : 0
Himara - Kukesi 1 : 4
Vlora - Mamurrasi 1 : 0
Butrinti - Besa 2 : 1
Java e 27te do te luhet te dielen.
Corovoda On Line