Gafe ne tekstet shkollore: Shqiperia ka 44 bashki dhe 313 komuna **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Gafe ne tekstet shkollore: Shqiperia ka 44 bashki dhe 313 komuna

Fatjon Kaloci
13.4.12
Ndersa nxenesit e 9 vjecareve do ti drejtohen se shpejti Provimeve te fundit, Ne tekstin e Gjeografise 9 ata duhet te perforcojne mendimin se Shqiperia e 2008 e ne vijim ka vetem 44 bashki dhe 313 komuna. Teksti me autoret Prof.Dr. Perikli Qiriazi, Prof.as.Dr. Dhimiter Doka, Prof.Dr.Asllan Pushka nje botim i shtepise botuese “Ideart” 2008 si dhe te ribotuar ne 2009, te pakten ne Corovode eshte teksti me te cilet nxenesit punojne. Ne faqen numer 27 te tekstit mesimor me titull Gjeografia 9, ne paragrafin e dyte thuhet:
 “Sot, territori i Republikes se Shqiperise eshte i organizuar administrativisht ne dy nivele: niveli i pare qe jane komunat e bashkite dhe niveli i dyte qe jane qarqet. Keshtu ne te gjithe vendin funksionojne: 12 qarqe, 44 bashki dhe 313 komuna” nje e dhene kjo qe te pakten qe shume vite me pare nuk konsiderohet e tille te pakten zyrtarisht ne 2007 nje vit perpara ketij botimi ishin 65 bashki nje e dhene kjo qe pasqyrohet lehtesisht edhe ne faqen zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve referuar 1 viti para botimit te ketij libri ku ne 2007 kishte minimalisht 65 bashki.
 Ne rrethin e Skraparit, ka vetem “nje bashki dhe vetem 2 komuna?!”, keshtu thuhet ne tekstin me te cilin operohet ne shkollat 9 vjecare ne Corovode tek klasat e 9ta. Kjo eshte gafa e radhes ne tekstin shkollor te Gjeografise 9 me te cilin nxenesit ne Corovode mesojne. Edhe perse prej disa vitesh eshte aplikuar alter-teksti, nje menyre ku mesuesit perzgjedhin tekstin me te mire, me te sakte e me te absorbueshem ne aftesine e nxenies. Teksti Gjeografia 9 eshte nje prej teksteve qe perdoren ne sistemin 9-vjecar ne Corovode. Ai eshte nje botim i “Ideart”, nje shtepi botuese e cila e ka botuar fillimisht ne vitin 2008 (si botim i pare) dhe 2009 (botim i dyte). Ne gjithe materialin prej me shume se 130 faqesh pas nje hulumtimi qe i beme ketij teksti permendet vetem njehere fjala Polican, ne faqen 105, po ashtu vetem njehere permendet fjala Corovoda, ne faqen 107 dhe fjala Skrapar permendet po ashtu vetem nje here ne faqen 108. (Ketu nuk perfshihen listimet ne tabela apo harta te publikuara). Eshte e veshtire te gjesh nje fjali te vetme qe te flas plotesisht per Skraparin, Policanin apo Corovoden. Ne nje tabele te publikuar ne faqen 27 te ketij teksti, me autore Perikli Qiriazi, Dhimiter Doka dhe Asllan Pushka, ne Kapitullin 7 ku flitet per “Organizimin Administrativ i Trevave Shqiptare”, Corovoda On Line shkeput nje fragment ku ne tabelen mbi Organizimin administrativ i Republikes se Shqiperise, Rrethi Skrapar ka nje numer bashkish 1 (kur ne fakt ka dy qe nga 1972 Bashkia Corovode dhe Bashkia Polican, si dhe per cudi numri i komunave qe ka gjithe rrethi i Skraparit sipas tekstit jane vetem 2 kur ne fakt jane 8 ajo Bogove, Komuna Qender, Vendreshe, Cepan, Potom, Leshnje, Gjerbes dhe Zhepe. Eshte e cuditshme sesi dija ofrohet e mireqene edhe me gabime, duke c’mesuar ne fakt elementet e njohur boterisht por qe u ofrohen nxenesve si nje e vertete apsolute. Ne te tilla kushte, kur procesi mesimor po shkon drejt fundit per vitin shkollor 2011- 2012 jane vetem perpjekjet e mesuesve te cilet saktesojne me fjale ndaj nxenesve te tyre, ate qe autoret shkruajne e zeza mbi te bardhe gabim. Imazhi ne bashkengjitje marre nga teksti ne Fjale, ku dallohet qarte gabimi.
Corovoda On Line