Insight: Corovoda ende asnje argetim publik per vogelushet. Nje kend lojerash ende jo **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Insight: Corovoda ende asnje argetim publik per vogelushet. Nje kend lojerash ende jo

Fatjon Kaloci
24.4.12

Te rritesh ne qytet, do te nenkuptoj te pakten disa forma jetese me te kulturuara, si fryt i jeteses se bashkekohores ne komunitet. Insight do te jete rubrika e re dedikuar disa problematikave disa vjecare te bashkejeteses ne komunitet ne Corovode, Polican dhe disa prej reporteve nga Komunat kryesore. Kete here ne fokusin tone, vogelushet, me te rinjte banore te Corovodes qe as nga sipermarresit e paket privat nuk po gjejne perfaqesim. Nese deri ne Prill 2011 femijet e Corovodes do te kolovareshin te pakten ne disa hekurishte qe quheshin ende s’di sesi “Kend Lojrash” mjaft te rrezikshme per me te vegjlit,  vendi i ndodhur prane lulishtes se qendres ne Corovode ishte vendi me i frekuentuar, pavaresisht kesaj nga prinderit e rinj me te vegjlit e tyre qe gumezhinin. Me te drejte, te gjitha hekurishtet u hoqen per t’ju bashkengjitur familjes se madhe fitimprurerse “leke per skrap”, me idene se nje kend tjeter i ri do te ndertohej. Ndersa nje vit me pas, prill 2012-ta, vogelushet e Corovodes nuk kane ende asnje vend ke te quajne kend lojrash. Perjashtuar kopsht cerdheve ku femijet e vegjel kalojne nje pjese te paradites, pasditet edhe me se shumti fundjavat, edhe per me te vegjlit si te vetmin “argetim” kane lokalet apo baret. Te rritesh permes lojes dhe argetimit, per kushtet e deritanishmja ofron ne Corovode per vogelushet e ketushem me pak fjale do te thote te luash ne shtepi, apo te shkallet e pallatit, pak ecje ne trotuar, apo lulishte dhe jo se ka ndonje opsion tjeter. Mungesa e atyre qe ketu tingellojne “luks”, teater, kinema, etj eshte harruar prej kohesh dhe askush nuk po i kerkon. Prinderit (ata qe munden) detyrohen pasditeve qe te shetisin me femijet e vegjel te tyre ne hapesira te gjelbra per pak minuta deri ne ore te pakta, per nje pasdite ndryshe, Por edhe kjo dore per dore. Femijet te cilet jane pak me te rritur nuk e kane tashme kete problem. Ata luajne disi me shume me lojat “shpikso-imituese” futboll me shume. Por me te vegjlit do te duhen ende kohe qe ti bashkengjiten grupmoshes tjeter per lojerat qe u mungojne. Nje vemendje nevojitet me shume.
Corovoda On Line