Koordinata X. Corovode 1977. Per te paren here nje konference shkencore per Skraparin. -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X. Corovode 1977. Per te paren here nje konference shkencore per Skraparin.

Fatjon Kaloci
6.4.12
Ne vigjilje te 35 vjetorit te Clirimit te Corovodes, fillim shtatori i 1977 ishte mjaft domethenes jo vetem per zonen tone por per gjithe Shqiperine. Pikerisht ne datat 1 dhe 2 shtator 1977 ne Corovode u mbajt Konferenca e Pare Shkencore e Studimeve Historiko Shoqerore te Skraparit. Corovoda On Line me rubriken Koordinata X, nxjerr me pikantet e ketyre dokumenteve ku sipas tyre ne kete konference fjalen e hapjes e mbajti Myzafer Sulejmanasi nje emer i njohur per keto vite ne Corovode dhe Skrapar qe perfaqesonte njeheresh edhe Sekretarin e Pare te Komitetit te Partise se Rrethit Skrapar ( Nje emertese e atyre viteve). Konferenca kishte shume inteletuale nga gjithe Shqiperia. Ne te moren pjese perfaqesues te Institutit te Monumenteve te Kultures, Institutit te Historise e Folklorit, Akademise se Shkences etj, dhe zgjati 2 dite. Ndonse nuk citohet, raporte te gjalla te asaj kohe thane per Corovoda On Line se te gjithe te pranishmit qendruan dhe festuan  deri ne 5 Shtator 1977 nje jubile qe perkoi me 35 vjetorin e Clirimit te Qytetit te Corovodes.
Corovoda On Line.