Corovoda On Line ne rubriken e Koordinata X, me misteret rreth Skraparit, ne vijim ndan me ju nje dokument te dates 27.08.1935 ku ne Zyren Sekrete te Ministrise se Puneve te Mbrendshme te quajtur asokohe, ne shkresen numer 1185/606 Res. Pershkruhej menyra sesi u vra Riza Cerova. Gjithcka merrte shtyse nga raportimi i nje gruaje te quajtur Esma Avdyli, nga katundi Krosnisht, e cila njoftoi se ceta e Riza Ceroves kishte shkuar ne 23.08.1935 ne shtepine e saj per tu strehuar gjate nates. Organet e ndjekjes u vune menjeher ne kerkim dhe ne date 24.08.1935 u vertetua se ceta e Riza ceroves ishte futur ne pyllin e quajtur Bubullime te katundit Marjan te Mokres. Xhandarmeria u fuqizua per ti ndjekur dhe per ti gjurmuar gjate renies se nates. Ne oren 23:00 te mbremjes nga luftimet, forcat e xhandarmerise lane te vrare disa eksponente qe po ndiqnin ceten mes te cileve Hekuran Duro Panarit dhe Dule Shaqiri. Por sapo kaloi ora 23:00 erresira zaptoi pjesen e rrethuar. Xhandarmeria raportoi se mengjesin e dates 25.08.1935 Trupi i Riza Ceroves u gjet i vdekur ndersa i plagosur u kap kusheriri i tij Shuaip Hyseni. Ne dokumentin e asaj kohe Prefekti i Korces Ismet Kryeziu i kerkonte autoriteteve shperblim per plaken Esma Avdyli qe raportoi tek autoritet. Ne foton bashkengjitur, ne nje imazh bardh e zi jepet vendi ku mendohet se u vra Riza Cerova. (Materiale te koncetruara)
Corovoda On Line
Corovoda On Line