Koordinata X. Fortifikimi i Gradishtes se Gradecit Misteret arkeologjike te Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Fortifikimi i Gradishtes se Gradecit Misteret arkeologjike te Skraparit

Fatjon Kaloci
1.4.12
Kodra Shkembore e Gradishtes se Gradecit ndodhet ne hyrje te fshatit Gradec. Dhe ketu do te ndalemi per misterin e radhes te Corovoda On Line dhe rubrikes se fundjaves Koordinata X. Ne veri te kesaj kodre ndodhet  gryka e Devrise dhe Mali i Ramijes, ne Juglindje ne horizont duket kodra e fortifikimit ne Veseshte, ne jugperendim qyteti i Corovodes ndersa ne verilindje Mali i Leshnjes. Per fortifikimin e Gradishtes se Gradecit jane perdorur gure gelqeror te punuar pjeserisht ne faqen e jashtme te tyre. Traktet e murit ruhen ne te gjithe kodren por me te qarta ato jane ne pjesen juglindore te saj. Guret jane mesatare e te vegjel me permasa qe variojne nga 0.32-0.34 metra gjatesi, 0.17-0.20 metra gjeresi dhe trashesi qe shkon mes 1.30 – 1.48 metra. Lidhja e gureve eshte bere me llac te nje cilesie te dobet, gjurmet e te cilit ruhen pjeserisht ne trakte te vecanta te murit. Ne disa pjese eshte shfrytezuar terreni shkembor per te krijuar rrethimin e plote te saj. Kjo teknike eshte e dukshme ne pjesen verilindore ku pjerrtesia dhe veshtiresia e terrenit mbron kodren duke eliminuar nevojen e ndertimit te murit rrethues ne kete pjese te saj. Nga vezhgimi paraprak i terrenit, veshtire te dallohet numri i kullave vrojtuese te fortifikimit, megjithate ne pjesen verilindore ruhen gjurme te nje ambienti katerkendesh permasat dhe pozicioni i te cilit te lene te mendosh se kemi te bejme mbase me nje kulle. Ne pjesen veriperendimore te kodres ekziston nje grumbull i rene guresh te cilet lidhen ndodhta me ambiente te mundshme banimi apo me ndonje kulle te rrenuar. E njejta strukture dallohet edhe ne pjesen jugperendimore te kodres ku gjurmet e murit tregojne se kemi te bejme mbase me nje kulle tjeter apo banese te rrenuar.
Corovoda On Line