Koordinata X. Kalaja e Qeshibesit në Skrapar - Misteret Arkeologjike të Zonës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Kalaja e Qeshibesit në Skrapar - Misteret Arkeologjike të Zonës

Fatjon Kaloci
1.4.12
Koordinata X dhe Corovoda Online në këtë udhëtim elektronik shkojnë në historik në Kalanë e Qeshibesit Skrapar. Imazhet bashkëngjitur i referohen pamjeve arkivore tona të vitit 2011.
Kalaja e Qeshibesit lokalizohet në një kodër të vogël në fshatin Qeshibes, Skrapar. Për të shkuar drejt saj rruga për në kodrën e kalasë së Qeshibesit fillon me një kalldrëm me gurë të çrregullt të përmasave nga 0.29 - 0. 35 metra  dhe 0.40 - 0.20 metra, kjo, është pjesë e një rruge të vjetër e cila sipas banorëve ndiqte itinerarin Qeshibes - Suropull - Frashër - Qafa e Dëllinjës. Gjerësia e kalldrëmit varion nga 1,50 m – 1,60 m e në pjesët ku ngushtohet shkon në 1,20 m. Ky kalldrëm ndjek terrenin e pjerrët e mund të ketë shërbyer si rrugë për karvanet e këmbësorëve. Një pjesë e kalldrëmit sot është shkatërruar gjatë ndërtimit të rrugës së re, ende të papërfunduar të fshatit.
Kodra e kalasë së Qeshibesit ndodhet në të djathtë të rrugës me kalldrëm në një kodër me lartësi 1047 m mbi nivelin e detit.
Kodra e Qeshibesit në anën veriore në horizont sheh malin i Ramijes dhe grykën e Dëvrisë; në veriperëndim Kalanë e Skraparit, Në perëndim sheh nga mali i Kreshovës, ndërsa në jug grykën e Frashërit dhe në lindje malin e Miçanit.

Kjo kala është vizituar për herë të parë nga Nuri Çuni në vitin 1982 , i cili ka dhënë një përshkrim të shkurtër të saj. Nga vëzhgimi i bërë gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP, ky fortifikim u vëzhgua më në detaje duke u plotësuar me elementë të rinj si dhe u krijua një planimetri e plotë e fortifikimit. Muret e ruajtura të kalasë janë vendosur mbi shkëmbin natyror të kodrës. Për ndërtim janë përdorur blloqe gurësh gëlqeror kuadratik, pa lidhje llaçi e të punuar pjesërisht, vetëm në faqen e jashtme të tyre.

Përmasat e gurëve variojnë nga; gjatësi 0, 91m x gjerësi 0, 63 m x lartësi 0, 47 m në gjatësi 0, 60 m x gjerësi 0, 53 m x lartësi 0,5 4 m. Gjatë kësaj ekspeditë u evidentuan tre kulla (a,b,c), të pozicionuara përkatësisht: kulla a në verilindje, kulla b në veriperëndim dhe kulla c në cepin jugperëndimor të fortifikimit. Kulla më mirë e ruajtur është kulla b, lartësia e cepit verior të së cilës është 0, 88 m ndërsa cepi jugor 0, 93 m.

Pranë kullës c në pjesën jugperëndimore të fortifikimit ndodhet një hapësirë me gjerësi 1,20 m, që të lë të mendosh se në këtë rast kemi të bëjmë mbase me një hyrje. Në po të njëjtin drejtim, jashtë murit rrethues u vu re një trakt muri me gjatësi 3,10 m dhe lartësi 0,80 m. Ky mur i cili ndjek drejtimin jug – veri, mbështet në shkëmbin natyror të kodrës dhe është i ndërtuar me gurë mesatarë e të mëdhenj me përmasa që variojnë nga, gjatësi 0,44 m x gjerësi 0,29 m në gjatësi 0,20 m x gjerësi 0,25 m. Nëse hyrja mund të ketë qendruar në këtë pjesë të fortifikimit atëherë në këtë rast mund të flisnim për ekzistencën e një muri barrierë. Ndërkohë që në pjesën verilindore të kodrës pranë kullës a u evidentua një linjë tjetër muri, e cila zbriste poshtë kodrës në drejtimin lindje -perëndim, duke filluar nga cepi verior i kullës a, me një gjatësi prej 14 m dhe gjerësi 2,5 m.
Qeramika e mbledhur në sipërfaqjen e kodrës së kalasë së Qeshibesit është e pakët në numër edhe pse me forma të shumëllojshme.
Corovoda On Line / 2012