Ne Corovode, ka nje kala madje ende ka mbetur nje term i tille nder kohe ndonse tanime maja e malit qe mban te njejtin emer Kalaja nuk te le te shohesh nese me pare ka ekzistuar ndonje objekt i lashte. Por ne fakt kjo eshte mese e vertet. Erozionet kohore dhe luftrat e koheve kane sjelle qe ne ditet e sotme ky objekt te jete imagjinar per syte i lire. Corovoda On Line ju jep ne kete imazh ne bashkenjgjitje nje Maket sipas te cilit besohet se kjo Kala, e njohur nder vite si Kalaja e Skraparit ka qene e formesuar. Edhe perse nuk ka shume informacion arkeologjik per te ajo qe pranohet nga studiusit lidhet me faktin se Lugina e Osumit si dhe ne gjithe krahinen e Skraparit ne mesin e shekullit te IV para eres sone jane zhvilluar fushatat maqedonase si ne gjithe Ilirine e Jugut. Shumica e marredhenieve tregetare te Skraparit te kesaj periudhe beheshin me Apolonine pasi ne shume zbulime ne luginen e Lumit Osum si dhe ne mbare Krahinen e Skraparit si pershembull objekte si kupa me vernik te zi, skifozat, lekitet qe jane prodhime apoloniste jane gjetur ne Skrapar. Periudha mes shekullit IV-II para eres sone ka qene edhe periudha kur Lugina e Osumit ka qene e mbi populluar. Ne Skrapar me se shumti kane banuar Desaretet. Corovoda On Line nga materialet e pasura arkivore mbi Skraparin, perzgjodhi pak detaje per kete link, pjese e rubrikes Koordinata X me misteret e Skraparit. Ne imazh Maketi i Kalase se Skraparit.
Corovoda On Line
Corovoda On Line