Koordinata X. Kanionet e Gradecit ne Skrapar Ku natyra jep vec pamje mbreselenese **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Kanionet e Gradecit ne Skrapar Ku natyra jep vec pamje mbreselenese

Fatjon Kaloci
10.4.12
Ndersa kur vjen ne Corovode vemendja me te drejte kerkon vetvetiu te Zbuloj Kanionet e Osumit Koordinata X ndalet ne Kanionet e tjera te Skraparit. Ato quhen Kanionet e Gradecit dhe corovodaonline do te flase ne kete publikim rreth tyre. Skrapari njihet me shume kur flitet per Kanione,vetem nga Kanionet e Osumit por ne fakt nje pamje shume me mbreselenese, madheshtore dhe shume enigmatike paraqesin kanionet e Gradecit. Keto kanione, jane pergjate lumit qe vjen nga Ostrovica dhe Qafes se Becit qe kur vjen ne Corovode lumi pagezohet me emrin Lumi i Corovodes dhe ku ne dalje te Corovodes bashkohet e krijon Osumin. Kanionet e Gradecit jane te gjata rreth 3 kilometra dhe fillojne te ura e Osojes. Ato nuk jane te mundshme per tu depertuar nga aventurieret e rafting per shkak te ngushtesise teper te madhe ne shume vende dhe dredhave te forta qe karakterizojne pjesen me te madhe te tyre. Nje kompleks i vertete skulpturor qe me pak mund mund te pershkruhet por vetem ne kembe, pasi ne shume segmente te duhet te kalosh ne shkembinjte e shumte gri e te eger. Vendasit i preferojne shume per peisazhin madje ka nga ata qe nuk i krahesojne me Kanionet e Osumit. Kjo sepse ka nje arsye. Muret vertikale te Kanioneve te Gradecit ne disa segmente jane deri ne 200 metra te larta nga rrjedha e lumit duke ja kaluar Kanioneve te Osumit. Madje ne lartesite e ketyre majave jane ngritur fshatrat Osoje, Gradec Veseshte dhe Pirogosh duke i dhene pamjes qe te shfaqet perpara syve imagjinaten ne duar. Kanionet e Gradecit perfundojne ne Uren e Kasabashit nje veper qe listohet ne Monumentet e Kultures te Mbrojtura nga Shteti veper e kryearkitekitit te Perandorise Osmane qe ishte me origjine nga Gremshi i Tomorrices Arkitekt Kasemit, qe e krijoi kete veper me shume se 350 vjet me pare si nje dhurate per vendin e tij. Perpara se te perfundojne Kanionet e Gradecit marrin nje kthese per nga perendimi me nje gryke te ngushte 2 deri ne 3 metra pikerisht ku ndodhet nje tjeter mrekulli Shpella e Pirogoshit e cila ka dy hyrje.
Corovoda On Line