Kisha ne Zaberzan eshte nje mister ende jo shume i hulumtuar ne Skrapar. Corovoda On Line ne kete link ne rubriken Koordinata X ndan me ju disa detaje qe besojne do jene te vlefshme per tu ditur prej jush.
Kisha e vogel ne kanionin e Osumit e njohur si Kisha e Zaberzanit ndodhet ne pjesen shkembore te kanionit ne faqen lindore te tij dhe prane fshatit Zaberzan. Fshati Zaberzan ndohet ne Perendim te Kanionit. Kisha e vogel eshte futur ne shkemb duke krijuar ne kete menyre nje guve natyrore ne formen e nje kishe te vogel. Te dhenat per Kishen e Zaberzanit jane te pakta. Besohet se ajo lidhet me sundimin e perandorit Leon III (vitet 717 – 741) dhe me kohen e luftes se Ikonave (Ikonoklastia). Korrespodenca mes Papes dhe Peshkopit te Durresit deshmon per qendrimin liberal te Kishes se Durresit dhe pranimin nga ana e saj te vendosjes se murgjerve ikonodule ne territoret e influences se saj. Murgjit mesa duket kane zgjedhur si vende banimi shpellat duke lene ne to edhe gjurmet e besimit te tyre. E ndodhur ne pjesen shkembore te kanionit, ne nje lartesi prej 80 metrash mbi nivelin e lumit Osum qe kalon aty, si dhe mungesa e nje rruge per te arritur ne Kishe, pengojne mundesin e te shkuarit afer ketij objekti. duke bere qe ajo te mund te shihet vetem ne krahun tjeter ne pamje ballore. ku distanca ne linje ajerore eshte rreth 70 metra ne vije lineare ajerore. Prej ketej ne pjesen me te harkuar te kesaj guve shkembore e cila perkon edhe me pjesen e absides gjysme kupolare duken qarte fragmentet e suvase se shkaterruar ne ngjyre kafe te erret ne te kuqerremte, kafe e hapur dhe ne ngjyre blu. Per ndertimin e kishes eshte perdorur guri i shtufit. Kete e tregojne mbetjet prej 7-8 rreshtash me gure ne te majte, ne te djathte dhe ne pjesen fundore te kishes. Nga bisedat me banoret lokale permendet se shkaterrimi i ketij objekti mund te kete ardhur pervec shkaqeve natyrore por edhe shkarkimet e armeve nga ushtria qe stervitej ne kete zone.
Corovoda On Line