Koordinata X. Kodra e Kishes ne fshatin Sharove, elementet arkeologjike te Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Kodra e Kishes ne fshatin Sharove, elementet arkeologjike te Skraparit

Fatjon Kaloci
1.4.12
Kodra e Kishes eshte fokusi i radhes ne pasurine arkeologjike dhe monumentale te Skraparit, qe Corovoda On Line sjell ne kete link. Koordinata X ndalet per pak detaje rreth saj per ti ndare me ju.
Kodra e Kishes ndodhet prane qytetit te Corovodes, ne lindje te fshatit Sharove. Ne lindje te saj kalon lumi Osum ndersa ne horizont prej saj dallohen Malet e Ramijes dhe Kodra e Fortifikimit te Veseshtes. Nisur nga toponimi “kishe” i kesaj kodre si edhe nga rrefimet e kujteses se banoreve mendohej se dikur ne kete koder ka ekzistuar nje kishe. Gjate nje vezhgimi te 2006 mbi siperfaqen e sheshte te kodres u gjeten tulla drejtkendeshe me gjeresi 12.5 cm dhe trashesi 3.5 cm si dhe pllaka prej guresh shtufi. Pjeset e poshtme te kodres rrethohen nga tarracime te krijuara me gure shtufi, nje pjese e tyre te marre nga shkaterrimi i nderteses se dikurshme ne kodren e kishes. Guret e riperdorur kane permasa qe variojne ne gjatesi 25 cm e gjeresi 40 cm.  Sipas banoreve te fshatit Sharove, ne pjesen perendimore te Kodres se Kishes dikur ekzistonte nje varreze e lidhur sipas tyre me ndertesen e kishes.
Corovoda On Line
       
         
close