Koordinata X. Misteret Arkeologjike ne Skrapar. Manastiri ne Munushtir **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Misteret Arkeologjike ne Skrapar. Manastiri ne Munushtir

Fatjon Kaloci
1.4.12
Corovoda On Line ne kuader te pasurimit informacional te gjithckaje cfare perben trashegimi per Skraparin ne kete cikel te quajtur Koordinata X ju njeh ne vijim me te radhin element misterioz mbi Skraparin.
Fshati Munushtir ndodhet prane Qytetit te Corovodes ne perendim te ketij te fundit. Besohet se ne nje prej arave te ketij fshati ne token e quajtur Luadh brenda nje siperfaqe prej 100 meter katror dikur ka ekzistuar nje xhami. Besohet se perpara se te adaptohej ne Xhami ka funksionuar si Manastir i njohur si Manastiri i Shen Dhimitri. Ne kohen kur xhamia ekzistonte, besohet se ne pjesen veriore te saj ka qene nje varreze. Pas shkaterrimit te xhamise kja are eshte punuar vazhdimisht dhe ne te jane gjetur objekte arkeologjike te tilla si nje ene brenda se ciles ishin nje pale veth dhe disa monedha. Monedhat te cilat jane te periudhes veneciane dhe vethet aktualisht ruhen ne muzeun arkeologjik te Skraparit. E si per te vertetuar kete ne pjesen juglindore te ares ndodhet nje mur taracimi i ndertuar me gure te marre nga shkaterrimi i monumentit ne fjale. Mbi are ne jug te saj dhe prane te ashtuquajteres “rruga e siperme e fshatit” eshte gjetur nje ene e madhe prej qeramike. Prane kesaj are ne lindje ndodhet kalaja e Skraparit. Imazhi ne bashkengjitje Corovoda On Line
       
         
close