Koordinata X. Monumenti i rralle ne fshatin Terrove Guret e Pellazgeve -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X. Monumenti i rralle ne fshatin Terrove Guret e Pellazgeve

Fatjon Kaloci
1.4.12
Corovoda On Line ne postimet e fundjaves nje vemendje te vecante i jep rubrikes Koordinat X me mistret e Zones se Skraparit. Ne vijim ndalim tek Fshati Terrove qe ndodhet ne kufirin ndares te Skraparit me Gramshin. I ndodhur ne Verilindje te Malit Tomorr, ky fshat behet i vecante per monumentin ne forme harku me gure te medhenj helenistike. Sipas Banoreve vendi ku ndodhet monumenti njehet me emrin Qytezes ose Guret e Pellazgut. Po sipas tyre edhe zona perreth mban gjurme te mbetjeve arkeologjike. Ne nje are te fshatit e njohur si ara Osnat jane gjetur 3 pitosa te medhenj te demtuar gjate punimeve bujqesore. Prane kesaj are ndodhet nje vend qe njihet me emertesen Kisha e prane kesaj gjate punimeve jane gjetur gjurme varresh.
Prane monumentit “Guret e Pellazgeve” ne jug ndodhet nje zone e pyllezuar e njohur me emrin Trungu” ne perendim ndodhet
mali i Tomorrit, dhe ne fund te ketij mali ne te njejtin drejtim ndodhet Shpella e Terhoves. Ne horizont ne Lindje e Juglindje shihet mali i Koshnices dhe Qafa e Gjarperit i njohur ne popull si Guri i Prere ose Guri i Komnenit. Monumenti ne forme harku i ndodhur ne vendin e njohur si qyteza eshte i ndertuar me gure gelqerore, kuadratike te vendosur ne forme harku rreth kodres. Guret jane te punuar me kujdes ne te tre anet e faqeve te tyre. Aktualisht jane 7 gure te palevizur nga formacioni. Ruhen qarte edhe gjurmet e ganxhave metalike per kapjen e gureve me njeri tjetrin. Kanali i lidhjes metalike ka permasat 0.11m gjatesi, 0.03 gjeresi dhe 0.03 thellesi. Ndersa permasat e gureve jane 0.66 meter gjeresi, 1.06 meter gjatesi dhe 0.33 meter lartesi.
Corovoda On Line