Koordinata X. Mozaiku i Jaupasit, ne Skrapar Misteret arkeologjike te Zonesti -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X. Mozaiku i Jaupasit, ne Skrapar Misteret arkeologjike te Zonesti

Fatjon Kaloci
1.4.12
Mozaiku ne Jaupas eshte elementi i radhes i serise Koordinata X qe Corovoda On Line ofron per kete link mbi mistret e Skraparit.
Ne nje koder te vogel ne fshatin Jaupas, pjese e territorit te Komunes Bogove, Skrapar jane zbuluar gjurme te nje mozaiku. Kodra ndodhet ne te djathte te rrjedhes se lumit Osum, 500 metra larg rruges nacionale qe lidh Corovoden me Policanin. Karakteristike e vecante e kesaj kodre eshte pozicioni mjaft i favorshem piktoresk i vendndodhjes. Kjo koder ku u gjet mozaiku ne fjale rrethohet nga kodra te tjera, parcela pjellore ndersa ne drejtimin veri – jug rrjedh lumi Osum. Ne veri te kesaj kodre duket Fortifikimi i Bargullasit, Ne Lindje fhsatrat Nishove e Novaj, ne juglindje ndodhet qendra e komunes Bogove, ndersa ne Jug Lindje duken ne horizont shkembinjte e Selanit ku ndodhet edhe vendbanimi prehistorik i Selanit. Ne veriperndim te kodres ndodhet nje shkemb i mbuluar me gjelberim qe banoret e quajne “Kisha”.
Gjurmet e Mozaikut per here te pare jane vene re ne vitin 1989 gjate punimeve bujqesore per hapjen e livadheve polifite. Mozaiku ka qene pre e demtimeve si pasoje e punimeve bujqesore te vazhdueshme te tokes. Mozaiku eshte i formuar nga elemente prej guri gelqeror, ne ngjyre te bardhe e te zi si dhe tjergulla ne trajte katerkendeshe te permasave 10 mm gjatesi 7 mm gjeresi 5 mm trashesi, apo edhe 10 mm gjatesi 6 mm gjeresi dhe 4 mm trashesi. Bazamenti mbi te cilin eshte i vendosur mozaiku eshte i formuar me gelqere, rere te imeet dhe grimca tjegullash.
Corovoda On Line