Koordinata X. Ne fundin e misterit Shpella e Pirogoshit ne Skrapar mbaron... apo jo? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Ne fundin e misterit Shpella e Pirogoshit ne Skrapar mbaron... apo jo?

Fatjon Kaloci
10.4.12
Ndonse eshte pak e veshtire te prishesh besimin irracional te ngulitur ne komunitet se "Shpella e Pirogoshit eshte e pafundme" Koordinata X e Corovoda On Line ju fton te lexoni ne vijim dhe me pas te besoni aty ku ju mendoni se misteri duhet te vazhdoj. Shpella e Pirogoshit eshte nje tjeter monumet i rralle i natyres ne rrethin e Skraparit e cila per vendasit mbetet nje mister dilematik mes deshires per ta konsideruar “te pafundme” apo mendimit te speleologeve te shumte vendas edhe te huaj te cilet kane dhene versione fundore te saj por qe ende duket sikur komuniteti nuk i perqaset gjetjeve te tyre. Eksplorimi dhe rilevimi i plote i shpelles se Pirogoshit u be per te paren here ne vitin 1985 nga nje grup speleologesh italiane te rajonit te Puglia Grotte. Sipas konkluzionit te asaj kohe kjo shpelle eshte e gjate 1 252 metra dhe ne brendesi te saj gjeresia ne shume vende shkon deri ne 30 metra e gjere dhe 5 metra e larte. Ne brendesi te saj gjenden forma mjaft te mistershme e te cuditshme, ka salla te medha dhe galeri teper te ngushta, ka puse e sifone me uje. Tavanet dhe muret anesore te shpelles kane nje bukuri mahnitese te stalakmiteve e stalaktiteteve, te kolonave dhe shume sfera te shkeqyeshme qe rrezatojne nen pranine e drites si perla te krijuara nga kriperat e nentokes. Keto forma te mistershme shkelqyese vihen me teper re ne sallat  e medha si ne ate te quajtur salla e Konkrecioneve apo te Korridorit etj. Shpella mbyllet me nje sifon dhe pus te thelle te mbushur me uje rreth 35 deri ne 40 metra te thelle. Kalimi dhe depertimi ne brendesi deri tek pjesa fundore e saj ka shume veshtiresi.  Shpella ndodhet vetem 2.5 kilometra larg qytetit te Corovodes, ne krahun e djathte te Kanioneve te Gradecit dhe ketu ka hyrjen paresore te saj ne nje tarrace si tip ballkoni pikerisht aty ku eshte lartesia me e madhe e shpateve te Kanioneve te Gradecit, ndonse banoret lokale preferojne hyrjen prane Ures se Kasabashit nje hyrje pakes e veshtire fillimisht per shkak te permasave te nje pjesese si tunel pak metra te gjate. Por panorama nga hyrja paresore e saj eshte teper mbreselenese. Qe prej ketej vecanerisht gjate muajve pranveror mund te shikosh Ujevaren e perroit te Radeshit, luginen e lumit me nje bimesi te pasur qe kombinon me nuancat gri te shkembinjeve ndersa ne perendim duket Kalaja e Skraparit ne formen e saj karakteristike konike si e nje vullkani te shuar por qe per mua ngjall gjithnje nje emocion pozitiv te ndryshem sa here mundem te shkoj.
Corovoda On Line