Koordinata X. Ne Krorez Misteri i Ndertesave nentokesore te Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Ne Krorez Misteri i Ndertesave nentokesore te Skraparit

Fatjon Kaloci
11.4.12
Corovoda On Line dhe Koordinata X ndalen pak ne misterin e radhes te ndodhur ne Krahinen e Skraparit. Do te rishikojme disa detaje nga ndertimi teper i kushtueshem nentokesor i bere ne nje fshat te larte ne Skrapar, ne Krorez.
U deshen afro 10 vjet pune intesive per te ndertuar nje objekt misterioz ne Skrapar. Kuadrot me te mire, punetoret me te kualifikuar dhe ushtare u vune ne funksion te nje ndertese aspak te zakonte me te tjerat. Gjithcka do te ishte nentoke. Fillimet per punimin e ketij objekti do te nisnin ne 1960, ne nje vend strategjik, ne dukje i mbrojtur nga patrullat ushtarake ne ate qe vendasit e quajne Krorez, nje lokalitet i Skraparit prej nga shfaqet mes lartesive ne peisazh
Mali i Zaloshnjes, Mali i Ramijes dhe ai i Tomorrit. Besohet se shumica e atyre qe punuan per kete veper u vrane apo ekzektuan per ate ndertese te nendheshme qe do te mbetej sekret. Objekti do te perfundonte rreth vitit 1970. Gjate ndertimit besohet se Enver Hoxha erdhi me helikopter per te pare punimet ku qendroi disa ore.Dy vila nentokesore, ku hyrja ishte permes nje tuneli me porta betoni e konstruksionesh metalike te lidhura me rrymen e ujit, cka do te thoshte se ne pamje te pare dukeshin tunele me uje por vetem ata qe dinin kodet e depertimit do te mundesonin qe per 5 minuta te boshatisnin ujin e me pas te tentonin te hapnin dyert tejet e renda prej betoni te derdhur per te kaluar ne nentoken e banueshme misterioze. Ne te dyja vilat nentokesore gjithesej ekzistonin 20 dhoma, po ashtu disa salla mbledhjesh kende gatimi dhe argetimi dhe ne brendesi ishin te arreduara me komoditetet me te mira te kohes sa besohej se mobiljet e atyshme ja kalonin atyre te Presidences dhe Kryeministrise se Tiranes Zyrtare te asaj kohe. Objekti u ndertua me qellimin qe ne aty te vendosej Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Popullore Shqiptare, cdo mur ishte thuajse i padepertueshem nga silura te renda nga ajri apo deti. Ne vilen e dyte te nendheshme do te vendosej Komiteti Qendror i PPSH, te pakten keshtu besohej. Ne rast se Shqiperia do te sulmohej, ushtria do te terhiqej ne male duke e mbrojtur me se miri kete objekt qe nuk shquhej aspak nga ajeri.
Ndertesa misterioze kishte kushte mjafte te mira termoizoluese.
Corovoda On Line