Koordinata X. Shefqet Peci ne 1972 bashkon Policanin si pjese te Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Shefqet Peci ne 1972 bashkon Policanin si pjese te Skraparit

Fatjon Kaloci
10.4.12
Ndalemi pak ne Koordinaten X rreth Policanit. Nuk dihet me saktesi por besohet se Viti i krijimit te Policanit si qytet me vete asokohe pjese e Qytetit te Beratit ishte 1960 dhe besohet se ate kohe ishin vetem 6 pallate. Qyteti i Policanit i ndertuar me kontribut vullnetar ne vitin 1961 nisi te gumezhinte e vlonte nga puna per ndertimin asaj qe u qujat Uzina e Armeve te Policanit e cila u ideua nga ndihma e Kines ndaj Shqiperise menjehere pasi ishin nderprere marredheniet tona Shqiperi – Bashkimi Sovjetik. Punimet zgjaten mbi 5 vjet dhe keshtu ne 1967 Kombinati u vu ne pune.  Policani konsiderohej si nje njesi administrative qe i perkiste Beratit, dhe pse duhet thene se mes dy komuneteteve te Corovodes dhe Policanit nisi nje rivalitet i zbehte ne dukje shihej sikur dy qytezat ishin rivale te njera tjetres. Por ne 1972 Udheheqja e Skraparit i beri nje kerkese qeverise dhe vete Enver Hoxhes qe: “Policani te kthehej nen administrimin e Skraparit” pasi deri me pare ishte nen varesine e Beratit. Ne nje fare fomre kjo do te thoshte qe rrethi i Skraparit do te merrte me shume investime kjo edhe e drejte nga nje ane pasi pjesa me e madhe e punetorev qe punonin ne Uzinen e Policanit ishin besnike dhe nga fshatrat e Skraparit. Besnikeria ishte elementi i fshehte qe duhej ta ruante sekretin se ne Polican prodhoheshin arme, ne menyre qe armiku te mos e merrte vesh. Fshataret dhe punetoret qe ne oren 05:00 duhej te nisnin udhetimin e cdo mengjesi per ndertimin e tij. Por le te kthehemi tek 1972 dhe kerkesa qe Policani te kalonte ne varesi te Skraparit. Raportet e kohes qe citon Corovoda online tregonin se kjo kerkese u diskutua gjate ne Tiranen zyrtare por ai qe e zgjidhi kete problem ishte Shefqet Peci, nje nga funksionaret e larte te asaj kohe, mik i Enver Hoxhes por edhe dashamires i Skraparit. Idene e tij e mbeshteten edhe Petrit Dume asokohe Shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare qe Skraparin e kishte nje prej zonave me te preferuara. Thuhet se ai shoferit te vete ndersa ishin ne Tirane i thoshte: “Do shkojme pak ne Vore por do kthehemi edhe nje cik ne Skrapar”. E keshtu Shefqet Peci ishte elemnti kyc qe ne menyre energjike e te panderprere realizoi ndryshimin administrativ ku ne 1972 Policani do te ishte pjese e rrethit te Skraparit.
Corovoda On Line